katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    8 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    11 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    11 hours ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    8 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    11 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    1 day ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    12 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    2 days ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    2 days ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    5 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    11 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    1 day ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Administrata e re amerikane dhe marrëdhëniet me Kosovën
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Administrata e re amerikane dhe marrëdhëniet me Kosovën

Last updated: 20/02/2025 7:51 AM
104 Shikime
Shpërndaje
FOTO: JETA ABAZI GASHI/FACEBOOK

Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën për mbi dy dekada kanë qënë të posaçme dhe unike, ndërsa shteti më i ri në Evropë shpesh quhet një nga historitë më të sukseshme të politikës së jashtme amerikane, sipas ish Drejtorit të Drejtosisë për Euroazinë të Zërit të Amerikës, vëzhgues i njohur i zhvillimeve në Ballkan.

Contents
“Kosova mbetet e pambrojtur ndaj ndryshimeve në politikën amerikane dhe peizazhit të ri gjeopolitik”“Diplomacia aktuale publike amerikane ka ndryshuar; nuk ka të bëjë më me të tjerët, por me vetveten”Për Kosovën, partneriteti me Amerikën është i pazëvendësueshëm.“Në krizat dhe momentet më të vështira me të cilat jemi përballur BE-ja ka arritur të veprojë vetëm pas nxitjes nga Shtetet e Bashkuara”

Megjithatë, si çdo lidhje dypalëshe mes një shteti të fuqishëm dhe një vendi të vogël, marrëdhëniet kanë ndryshuar ndër vite, shkruan Zëri i Amerikës.

“Kosova mbetet e pambrojtur ndaj ndryshimeve në politikën amerikane dhe peizazhit të ri gjeopolitik”

“Mandati i dytë i Presidentit Trump ka sjellë ndryshime të thella politike. Zbutja e marrëdhënieve SHBA-Rusi, diplomacia që zbatohet ndaj Ukrainës për të bërë lëshime ndaj Moskës, sinjalizojnë një largim nga plani i mëparshëm për promovimin e demokracisë, luftën kundër ndikimit të Rusisë në Ballkan dhe kundërshtimin e autoritarizmit në rritje në rajon. Kosova mbetet e pambrojtur ndaj ndryshimeve në politikën amerikane dhe peizazhit të ri gjeopolitik”, thotë Dr. Elez Biberaj.

Mundesh me e lexu edhe…



Organizatorja e diskutimit, Dr. Jeta Abazi Gashi, e cila është pjesë e programit ‘Fullbright’ në Universitetin ‘George Washington’, thotë edhe vetë amerikanët kanë jo pak paqartësi se deri ku do të shkojnë ndryshimet në politikën e jashtme amerikane.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithatë, ajo shton se është e qartë që Kosova nuk mund të presë vazhdimin e lidhjeve me Amerikën siç ishte deri më tani.

FOTO: JETA ABAZI GASHI/ FACEBOOK

“Diplomacia aktuale publike amerikane ka ndryshuar; nuk ka të bëjë më me të tjerët, por me vetveten”

“Ky ndryshim në diplomacinë publike sugjeron se Shtetet e Bashkuara nuk janë të përqendruara më në formësimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, pasi po merren me çështjet e brendshme të saj. Diplomacia aktuale publike amerikane ka ndryshuar; nuk ka të bëjë më me të tjerët, por me vetveten”, thotë ajo.

Për Kosovën, partneriteti me Amerikën është i pazëvendësueshëm.


“Në qëllimin dhe dëshirën për integrim euro-atlantik, NATO vjen e para dhe Bashkimi Evropian është i dyti për nga rëndësia. Nga ky këndvështrim, Shtetet e Bashkuara kanë rëndësi më të madhe se sa Evropa. Këtë e them megjithë respektin e madh për familjen evropiane ku ne aspirojmë të bashkohemi. Megjithatë, në krizat dhe momentet më të vështira me të cilat jemi përballur BE-ja ka arritur të veprojë vetëm pas nxitjes nga Shtetet e Bashkuara”, thotë ambasadori i Kosovës në Uashington Ilir Dugolli.

“Në krizat dhe momentet më të vështira me të cilat jemi përballur BE-ja ka arritur të veprojë vetëm pas nxitjes nga Shtetet e Bashkuara”


Ambasadori Dugolli tha se edhe gjatë mandatit të parë, Kosova ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me administratën e Presidentit Trump duke përmendur ndër të tjera gatishmërinë e Prishtinës për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, për të cilën u kritikua nga Brukseli si dhe shpalljen e krahut ushtarak dhe politik të grupit libanez Hezbollah si organizatë terroriste. Këto, sipas tij, rreshtuan politikën e jashtme të Kosovës në të njejtën linj me atë të Uashingtonit.


Drejtori i Institutit për Diplomacinë Publike në Universitetin ‘George Washington’ Dr. Babak Bahador thotë për Zërin e Amerikës se ndryshimet në aleancën 80 vjeçare transatlantike duhet ta nxisin Kosovën të krijojë miqësi të reja.

“Kosova padyshim duhet të mbajë miqtë që ka tani, por në këtë botë shumë polare krijohen mundësi për të krijuar lidhje të reja, që ndoshta nuk kanë ekzistuar më parë. Kosova duhet të zgjerojë numrin e njohjeve nga më shumë vende anëtare të OKB-së. Për të arritur deri te kjo, duhet të përmirësojë lidhjet me shumë vende në botë”, thotë Dr. Bahador.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ambasadori Dugolli megjithatë sqaron.

“Kur mendojmë për kërcënimin e mundshëm të botës shumë polare, cilat janë forcat apo fuqitë e tjera dhe çfarë ofrojnë ato? Në rajonin tonë e kemi parë qartë se çfarë ofrojnë. Prandaj, nuk ka asnjë dëshirë për të shikuar drejt këtyre fuqive të tjera. Në fakt, kur sheh Rusinë apo Kinën, ato kanë qenë keqdashëse dhe kjo e bën lidhjen tonë (me Shtetet e Bashkuara) si një vend i vogël, me të vërtetë të pazëvendësueshme”, thotë ambasadori i Kosovës.

Ekspertët thonë se ndryshimi në lidhjet Kosovë-SHBA filloi kohë më parë, duke arritur nivelin më të ulët në katër vitet e fundit pasi perëndimi akuzoi qeverinë e Kosovës për mospërmbushjen e detyrimeve nga dialogu me Serbinë.

Dr. Elez Biberaj thotë se Serbia ndjehet e trimëruar nga ndryshimet gjeopolitike. Ai kujtoi fjalimin me tone agresive të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç më 15 shkurt kur pretendoi se protestat tre mujore të studentëve serbë kundër pushtetit të tij janë nxitur nga të huajt pasi ai nuk lejoj kapitulimin në çështjen e Kosovës. Zoti Vuçiç akuzoi ndër të tjera USAID-in, një agjenci puna e të cilës u pezullua së fundmi nga Presidenti Trump për keqpërdorim fondesh në botën e jashtme.

“Deri para 12 vjetësh ju kemi kërkuar falje shqiptarëve që bëjnë përpjekje të copëtojnë një pjesë të territorit tonë, të vendit tonë…Serbia nuk u pajtua me kapitullimin, Serbia e përjeton Kosovën si pjesë të territorit të saj, si pjesë të Serbisë dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, tha ndër të tjera Presidenti serb më 15 shkurt.

Administrata Trump momentalisht merret me çështje madhore botërore si lufta në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme dhe nuk ka folur për qasjen ndaj Ballkanit.

Megjithatë një dritare për këtë ishte urimi i Presidentit Donald Trump dërguar homologes nga Kosova Vjosa Osmani për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Për Dr. Elez Biberaj përmbajtja e letrës ishte një lajmi mirë.

“Ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për Kosovën dhe tha se “Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vazhdim të vitit”.

Letra megjithatë nuk e përmend dialogun me Serbinë dhe çështjen e forcimit të shtetit multi-etnik, që ishte arsyeja kryesore e përçarjeve mes administratës së kaluar amerikane dhe qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti.

“Në Kosovë, të gjithë janë duke vëzhguar me kujdes se çfarë po ndodh tani. Puna ka shkuar deri aty sa njerëzit po përdorin programet e inteligjencës artificiale duke pyetur se si të interpretohet letra e Presidentit Trump për përvjetorin e pavarësisë, nëse është pozitive apo jo për Kosovën. Ka shumë analistë e ekspertë që japin qëndrime nga më të ndryshmet dhe kjo tregon se ekziston një frikë mbi atë se çfarë do të ndodhë”, thotë Dr. Abazi Gashi.

Ekspertët thonë se përtej paqartësive ka edhe mundësi për të dyja vendet për të avancuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Sidoqoftë, është Prishtina ajo që ka nevojë për ndihmën e Uashingtonit, sidomos në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë e cila nuk dëmton sovranitetin e Kosovës.

“Pavarësisht se kush e themelon qeverinë e re, Kosovës i duhet një marrëveshje ndërpartiake”
“Pavarësisht se kush e themelon qeverinë e re, Kosovës i duhet një marrëveshje ndërpartiake për të zhvilluar një politikë të qëndrueshme dhe të angazhojë zyrtarë të lartë pragmatikë, me peshë dhe me aftësi të nevojshme për tu përballur me situata komplekse”, thotë Dr. Elez Biberaj. /Zëri i Amerikës

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:ekspertëtElez BiberajIlir DugolliJeta Abazi GashiKosovalajmemarrëdhëniepolitika e jashtmeSHBATophomeUashington

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Agnesa Vuthaj hap dyqanin e saj në Doha dhe prezanton koleksionin e ri të fustaneve
Artikulli i ardhshëm Gjashtë mënyra për ta bërë kafenë e mëngjesit një pije të shëndetshme

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë

9 Shikime
Lajme

Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat

10 Shikime
Lajme

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?