Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, në kuadër të programit ”Arti në shkolla”, sot do të mbajë një koncert në dy termine, prej orës 14:00 dhe 15:00 në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Sipas njoftimit në Facebook, nën udhëheqjen e dirigjentes dhe violinistes franceze Anna Göckel, orkestra do të prezantojë vepra nga kompozitorët Benjamin Britten dhe Joseph Haydn.
”Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Filharmonisë së Kosovës dhe Shkollës së Muzikës ”Prenk Jakova” në pjesën e dytë të këtij koncerti, përkrah instrumentistëve të Filharmonisë së Kosovës, do të paraqiten edhe nxënësit e kësaj shkolle” thuhet në njoftim. /Katror.info
Përgatiti:
