Bad News Eagles (BNE) po e bëjnë namin në Majorin e CS:GO, i cili po mbahet në Rio de Janeiro.
Ekipi shqiptar i regjistroi tri fitore nga po aq lojë dhe si rezultat i kësaj u kualifikua në “Legends Stage”, në mesin e ekipeve më të mira të botës.
E meritat më të mëdha për suksesin e arritur në fazën “Challengers Stage” i kishte pa dyshim lojtari Rigon Gashi, i njohur me pseudonimin “rigoN”.
Lojtari kosovar është njëri prej më të vlerësuarve deri tash në “IEM Rio Major.”
Madje, Rigoni është përfshirë në ‘Top 5’ lojtarët më të mirë të deritashëm në këtë Major.
Ai e ka marrë vlerësimin 1.38 dhe gjendet më saktësisht në vendin e pestë.
Krenaria e popullit shqiptar, Bad News Eagles synojnë të jenë të suksesshëm edhe tek legjendat, ku tashmë janë pjesë e tyre.
Ndeshja e radhës
Ekipi kosovar tashmë e ka mësuar kundërshtarin e tyre të radhës. Ata do të luajnë kundër ekipit rus ‘ Spirit,’ i cili renditet në vendin e 13-të në botë.
Ndeshja zhvillohet të shtunën, me fillim nga ora 15:00.
Lexo profilin e BNE këtu.