Me zhvillimin e inteligjencës artificiale, frika për humbjen e vendeve të punës është më e madhe se kurrë, veçanërisht në industritë kreative.
Sipas një studimi të Adzuna, që bazohet në të dhëna nga OECD dhe Goldman Sachs, deri në 300 milionë vende pune mund të zëvendësohen nga AI në pesë vitet e ardhshme. Megjithatë, jo të gjitha profesione janë të rrezikuara nga automatizimi.
Profesione si mjekët e specializuar, përfshirë kirurgët, dentistët, psikologët dhe dermatologët, janë të sigurta nga automatizimi, pasi kërkojnë ekspertizë dhe ndërveprim njerëzor.
Po ashtu, punët që kërkojnë aftësi manuale, si hidraulikët, pllakaxhinjtë dhe punëtorët që rregullojnë çatitë, janë gjithashtu të mbrojtura. Profesione si kontrolluesit e dëmtuesve dhe operatorët e vinçave gjithashtu mbeten të sigurta, transeton Top Albania Radio.
Edhe rolet unike, si kuratorët e muzeve, marangozët dhe këshilluesit martesorë, janë të mbrojtura nga ndikimi i teknologjisë.
Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet në tregun e punës do të vazhdojnë, dhe AI do të formësojë të ardhmen, por disa profesione do të mbeten të pazëvendësueshme. /Katror.info
Përgatiti:
