Ashtu siç edhe kishte premtuar, artistja shqiptare me renome globale, Bebe Rexha, publikoi të premten këngën dhe klipin e saj më të ri.
“Heart Wants What It Wants” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit pop.
Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj disa fotografi nga prapaskenat e klipit, në të cilat shfaqej mjaft atraktive.
Ajo e bëri të qartë në mbishkrimin e tyre se ky ishte një projekteve muzikore më të dashura që ajo ka realizuar në karrierën e saj.
“Videoja ime më e mirë që kam bërë ndonjëherë, ‘Heart Wants What It Wants’”, shkroi Bebe Rexha në Instagram.
Kjo këngë vjen vetëm pak kohë pasi këngëtarja me origjinë shqiptare nuk arriti të rrëmbejë ndonjë çmim në, ‘Grammy Awards’ dhe ‘Brit Awards’, përkundër suksesit megaloman që ka shënuar kënga e saj hit, “I’m Good (Blue)”, e cila e ka nominuar për këto çmime.
Bebe Rexha, rikthehet me këngën e re të pamohueshme “Heart Wants What It Wants”. I guximshëm dhe që të bë të himni i popit të viteve ’70 është një letër dashurie për pop-in e dikurshëm të këndshëm për turmën me një kthesë shumë moderne. Tema e rikthimit të këngës pasqyrohet në videon që të bon me u ndje mirë, shkruan Broadway World.
“Është një himn për të kërkuar atë që dëshiron dhe për të mos kërkuar falje për të. Mund të jetë çdo gjë që ndihesh në konflikt rreth dëshirës dhe jo specifike për romancën.” Për më tepër, krijuesi i hiteve thjesht dëshiron t’i bëjë njerëzit të kërcejnë: “Në një vend të jetës pas një pandemie ku këngët e trishta i përkasin së shkuarës, unë dua që të gjithë të kalojnë mirë,” ka thënë Bebe Rexha./Katror.info