Këngëtari Ardit Çuni është bërë milioner, vetëm sepse ka kënduar një këngë. “Miliarderi i TikTok” e ka ndaluar në rrugët e Londrës këngëtarin shqiptar, Ardit Çunin, duke e sfiduar të këndojë një këngë që i vjen në mendje, e cila përmban fjalën “lose”, shqip “humb”, ka bërë xhiron e rrjetit.
Nëse fitonte sfidën, Arditi do të fitonte një orë me vlerë 220,000£ të markës së njohur Philip Patek. Këngëtari nuk ngurroi dhe zgjodhi këngën e Jessie J: Who you are!
Shpërblimi? Fitoi një orë me vlerë 220.000 dollarë.
Këtë moment e ka ndarë së fundmi në Instastory-n e tij edhe vetë Arditi, ku krahas duket se ka “thumbuar” pjesëmarrjet e tij të mëparshme në “Big Brother Vip” dhe në “Dancing ëith The Stars”, ku tek asnjëra nuk arriti të rrëmbente çmimin e madh. Por edhe po t’i fitonte, nuk do merrte kurrë aq para./Katror.info