Ylli i popit, Justin Bieber ka anuluar sërish koncertin. Shkaku kësaj here nuk dihet, ndërsa disa muaj më parë ai anuloi një tjetër koncert pasi tha se shëndeti i tij ishte përkeqësuar.
Bieber ka njofttuar se vuan nga sindroma Ramsay Hunt. Por ai u pa teksa po argëtohej në Javën e Modës në Londër duke bërë që fansat e tij të shprehin zemëratën në rrjetet sociale.
Faqet e fansave kanë raportuar se pjesa e mbetur e datave të Justice World Tour të këngëtarit kanadez janë anuluar, dhe faqja e internetit e Bieber aktualisht nuk liston ndonjë datë, shkruan CNN.
Në faqen e internetit të kompanisë së biletave Ticketmaster, të gjitha koncertet në SHBA, Irlandë, Francë, Poloni, Australi, SHBA, Danimarkë dhe Republikën Çeke shfaqen gjithashtu si të anuluara. E njëjta gjë vlen edhe për shfaqjen e Bieber në Bangkok, Tajlandë, sipas organizatorit të ngjarjes Live Nation Tero.
Artisti dhe përfaqësuesit e tij nuk kanë komentuar mbi anulimet apo nuk kanë dhënë një arsye.
Fansat në Londër, ku Bieber ishte planifikuar fillimisht të performonte në shkurt, morën një email nga kompania e ngjarjeve AXS të martën ku thuhej: “Me keqardhje ju informojmë se shfaqjet e Justin Bieber të planifikuara për t’u zhvilluar në arenën O2 janë anuluar.”
“Ne e kuptojmë se jeni të zhgënjyer dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim që mund të shkaktojë kjo”, tha ai, duke shtuar se rimbursimet do të lëshohen./Katror.info