Asnjë njeri i gjallë nuk mund ta imagjinojë se si ishte të ulesh në Darkën e Fundit ose të qëndroje në oborrin e Kleopatrës, por Inteligjenca artificiale na ka e mundësuar.

Duncan Thomsen, 53 vjeç, përdori softuerin Midjourney, i cili gjeneron imazhe dhe krijoi disa foto që tregojnë ushtarë të buzëqeshur në Betejën e Waterloo dhe Betejën e Agincourt, së bashku me perandorin Napoleon Bonaparte që i buzëqesh “kameras”.
Po ashtu, është rikrijuar edhe imazhi i mbretëreshës Elisabeth, Kleopatras dhe Jezusit që darkon për herë të fundit me 12 Apostujt e tij.

Kujtojmë se më herët, me anë të Inteligjencës Artificiale, rrjeti u bë lëmsh, pasi u publikuan imazhe ku shfaqej ish-presidenti Donald Trump duke ia mbathur nga policia që donte ta arrestonte.
Po ashtu, u publikuan dhe disa imazhe që dukeshin tepër reale, të Papa Françeskut, me një veshje tepër moderne./Katror.info