Për herë të parë pas 7 dekadash është kurorëzuar një monark i ri në Britaninë e Madhe. Arqipeshkvi i Kanterbërit vendosi mbi kokën e Mbretit Charles III kurorën e Shën Eduardit, duke kulmuar kështu ceremoninë madhështore të kurorëzimit.
Ceremonia solemne e kurorëzimit të mbretit më të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i njohur deri tani si princ, po vazhdon me të njejtën traditë mijëra vjeqare, shkruan Katror.info.
Në këtë ceremoni vendoset kurora e Shën Eduardit si simbol i art i monarkisë, nën thirrjen ”Zot, ruaje mbretin”.
Ceremonia ka filluar që nga mëngjesi, ku janë kryer disa rituale, ndër të cilat edhe ajo e betimit të mbretit, ku Charles III i’u kërkua të konfirmojë se do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij, duke e vendosur dorën e tij mbi Ungjillin e Shenjtë dhe duke u zotuar se do të kryejë dhe mbajë ato premtime.

Me vdekjen e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, në shtëpinë e saj rurale në Balmoral në shtator, Charles III u bë menjëherë Mbret. Në ditët që pasuan, ai u shpall zyrtarisht monarku i ri i Britanisë dhe tani, pas muajsh përgatitjesh, kurorëzimi i tij po finalizohet.
Sipas CNN, ka shumë spekulime që qarkullojnë, dhe disa elementë janë ende duke u rregulluar më mirë. Përflitet edhe për disa protesta të cilat janë mbajtur nën kontrollë të autoriteteve.
Mijëra njerëz janë mblidhur në Westminster Abbey dhe rrugët përreth të Londrës qendrore për të marrë një shfaqje e njohur si e lavdishme të spektaklit britanik, në kushte të rrepta sigurie dhe me pompozitetin që i takon kurorëzimit të një prej mbretërive më jetëgjata në botë. /Katror.info
Përgatiti:
