katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025
    8 hours ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    8 hours ago
    Sorensen: Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
    8 hours ago
    Sot kryesisht mot me diell
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
    7 hours ago
    Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik
    9 hours ago
    Nga Lozana në Kosovë: Dy mërgimtarë përfundojnë aventurën me biçikleta
    1 day ago
    Radiotelevizioni italian me programin e parë në arbërishte
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    8 hours ago
    Dua Lipa dhe Callum Turner po kërkojnë shtëpi pushimi
    10 hours ago
    Testamenti i Armanit kërkon që marka të shitet
    1 day ago
    Calum Scott sjell duet të ri me Whitney Houstonin
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    2 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    2 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    2 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    8 hours ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    5 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shkenca studion dukurinë Déjà-vu
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Shkenca studion dukurinë Déjà-vu

Last updated: 23/08/2023 7:30 AM
175 Shikime
Shpërndaje
Foto: Medical News Day

Të gjithë kanë pasur një herë Déjà-vu. Për disa njerëz kjo është dukuri e mbinatyrshme, kurse për të tjerët shpjegohet me neurologji. Çfarë shpjegimi ka kjo ndjenjë disi e trazuar?

Prit pak, mos jemi parë diku? Ah! A kam qenë edhe herë tjetër këtu? Më vjen keq nëse ju krijohet përshtypja se i keni lexuar këto rreshta edhe herë tjetër. Me siguri jeni duke pasur Déjà-vu. A ju ka ndodhur të vendoseni për herë të parë në një qytet të ri dhe çdo gjë ju duket disi e njohur? Ose jeni duke u prezantuar me dikë dhe ju duket sikur e njihni që më parë? Atëherë ju jeni nga ata njerëz që kanë pasur Déjà-vu.

Në vitin 1876 filozofi dhe shkencëtari francez Émile Boirac i dha emrin kësaj përshtypjeje me kuptimin që ka në gjuhën franceze “Déjà-vu, parë më parë”. Mendimtarë të ndryshëm kanë qenë munduar edhe më parë ta shpjegojnë këtë fenomen. Në Greqinë antike, filozofi Platon e shihte këtë fenomen si shenjë nga jeta e mëparshme. Në kohët moderne psikanalisti Sigmund Freud, e përshkruante Déjà-vunë si kujtim të një fantazie të nënvetëdijes, të lidhur me dëshirën e përmirësimit të situatës aktuale. Kurse psikiatri Carl Jung besonte se ajo ka lidhje me nënvetëdijen kolektive, ndërkohë që filmat e Hollywood-it e paraqesin si “gabim të matrikës”.

Mundesh me e lexu edhe…

“Ajo nuk ka të bëjë me ngjarje të mbinatyrshme. Ndjenja e Déjà-vu-së është krejt normale”,  thotë James J. Giordano, profesor i neurologjisë në Universitetin Georgetown të Uashington, D.C.-së. “Déjà-vu-ja është ndjenja subjektive e një personi, që mendon se i ka përjetuar një herë ngjarje, aktivitete, mendime dhe ndjenja të caktuara, megjithëse në fakt kjo gjë nuk ka ndodhur.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rreth 90 përqind e popullsisë ka pasur një herë Déjà-vu. Me kalimin e moshës, ky përjetim fillon rrallohet.

Foto: Pop Sugar

E dini pse vjen nganjëherë kjo ndjenjë e trazuar?

“Nuk ka asnjë arsye që të ndodhë,” thotë Giordano për DW. “Truri ynë funksionon si sahat. Ai percepton çdo gjë nga e tanishmja dhe e krahason me përjetime të ngjashme ose jo të ngjashme të së kaluarës. Kështu truri ynë bën planifikimet për të ardhmen. Por ndodh që këto sinjale të ngatërrohen.”

Giordano mendon se kjo dukuri ka të bëjë me atë pjesë të trurit që ndodhet në qendër të tij, me Thalamus-in. Të gjitha informacionet që perceptohen nga dëgjimi, shija, prekja e kështu me radhë, duhet të kalojnë nëpër Thalamus, për të përfunduar në shtresën më periferike të trurit, tek korteksi celebral ku vazhdon të interpretohet dhe përpunohet më tej.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nëse shpejtësia e këtyre ndërveprimeve të ndryshme devijon pak nga njera-tjetra, përjetimi ynë në të tanishmen na duket sikur është një kujtim nga e kaluara. Truri ynë, shprehimisht, e ka ngatërruar të tanishmen me të kaluarën,” shpjegon Giordano.

Roderick Spears, profesor që merret me studimin e migrenës dhe bën kërkime klinike në universitetin amerikan Brown, në Providencë të Rhode Island-ës, është po ashtu i mendimit, se nuk ekzistojnë shpjegime të vlefshme për pyetjet pse dhe si vjen Déjà-vuja. Shkenca e ka të vështirë të nxjerrë konkluzione.

Shumë vetë e kanë ndjesinë se ka qenë një herë diku apo e kanë parë një të panjohur më parë…Shumë vetë e kanë ndjesinë se ka qenë një herë diku apo e kanë parë një të panjohur më parë…

Sa shpesh shfaqen Déjà-vutë?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Déjà-vutë është e vështirë të vëzhgohen sepse ato shfaqen spontanisht. Ne nuk e dimë si t’i krijojmë në laborator këto episode,” thotë me keqardhje Spears. Dekada me radhë shkencëtarët kanë zhvilluar teori të ndryshme për pse dhe si zhvillohet Déjà-vu-ja.

Një teori e preferuar në neurologji thotë, se kemi të bëjmë me përpunimin e dyfishtë neurologjik të informacioneve, ku informacionet ruhen dhe thirren në dy procese të ndryshme të trurit. Për shembull ju jeni në dhomën e ndenjes, ulur në karrige duke lexuar në artikull. Nga kuzhina vjen aroma e darkës që po gatuhet. Macja shtriqet në koshin e saj. Celulari jep sinjal se ka marrë një mesazh dhe ju jeni duke ndier mbi lëkurë ngrohtësinë e diellit që po perëndon. Të gjitha këto përjetime ndërthurren me njeri-tjetrin kur përpunohen nga truri dhe ruhen si një përjetim i vetëm.

Foto: Scientific american

Nëse gjatë përpunimit të këtyre të dhënave në tru ndodh një vonesë minimale, atëherë truri, thotë teoria, e interpreton këtë përvojë sikur të ishin dy përvoja që ndjekin njera-tjetrën, duke iu krijuar juve përshtypjen se përvojën e parë e keni pasur një herë në të kaluarën.

Fizikanti teorik Michio Kaku është i bindur se gjatë Déjà-vusë kemi të bëjmë me një çrregullim të kujtesës, e cila shfaqet kur “thirren fragmentet e kujtesës të ruajtur në tru, kur ne ndodhemi në një ambient që ka ngjashmëri me diçka që kemi përjetuar më parë.” Kaku ka teori edhe për pyetjen nëse ne mund të zhvendosemi midis universeve paralele, dhe për pyetjen nëse Déjà-vuja na thotë ndonjë gjë për pozicionin tonë në këto universe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

A mund të shkaktohen Déjà-vutë nga stresi?

Studime të tjera thonë se stresi mund të luajë një rol për Déjà-vutë. “Truri funksionon më mirë kur është i çplodhur dhe i ngarkuar me energji. Nëse keni shumë stres ose jeni shumë të shqetësuar, atëherë truri lodhet. Atëherë mund të ndodhë që modeli t’i zhvendosë lehtë aktivitetet e trurit. Në kushte të tilla nuk është e pazakonshme që të keni Déjà-vu”, sqaron Giordano.

Spears shton se njerëzit me shkollim të lartë tentojnë më shumë se njerëzit që kanë pak arsim, që të kenë Déjà-vu. “Njerëzit që udhëtojnë shumë, që janë në gjendje të kujtohen për ëndërrat e tyre dhe që kanë pikëpamje liberale, përjetojnë më shpesh Déjà-vu.” 

Janë Déjà-vutë shenja të ndonjë çrregullimi psiqik?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Aspak,” thotë me siguri Giordano kur pyetet për këtë çështje. Edhe njerëzit me psiqikë të shëndetshme përjetojnë herë pas here Déjà-vu. Më shpesh ato shfaqen në moshën nga 15 deri 25 vjeç. Spears këshillon sidoqoftë se kush përjeton Déjà-vu më shumë se një herë në vit, për shmebull disa herë në muaj, duhet të marrë këshilla nga mjeku. Nëse Déjà-vu është e lidhur me humbje të vetëdijes ose një gjendje të pazakontë ëndrre, ajo jep shenja për një problem më serioz.

Foto: Deutsche welle

“Duhet bërë kujdes për të parë nëse një Déjà-vu zgjat më shumë se disa sekonda, ose nëse personi ka vështirësi të kuptojë çfarë është reale dhe çfarë është joreale,” shton Spears. “Mbase shihet se personi është duke pasur sjellje të pavetëdijshme, për shembull duke luajtur me flokët e veta ose duke mos mbajtur dot sende në duar. Edhe rritja e frekuencës së rrahjeve të zemrës ose ndenja e madhe e frikës do të ishin arsye për një vizitë tek mjeku.”

Sepse në raste të rralla Déjà-vuja mund të jetë shenjë për një krizë, sidomos krizë epileptike. “Pjesa më e madhe e krizave e kanë fillesën tek lobi temporal i trurit. Ato shkaktohen kur lobi temporal ngacmohet dhe personi është ende në gjysmë-vetëdije, pra jo krejt i pavetëdijshëm. Kjo mund të shkaktojë ndjenjën e Déjà-vusë.”

Në përgjithësi nuk ekziston ndonjë mirëkuptim për çështjen se si e ndien njeriu një Déjà-vu dhe ka teori të ndryshme për pyetjen se çfarë e shkakton. Shkencëtarë nuk e dinë ende çfarë e shkakton faktikisht. Spears shpreh keqardhjen duke thënë: “Ne nuk kemi ende një shpjegim solid strukturor për këtë gjë.” /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    BE-ja lanson grante për projekte të gjelbra dhe turizmi Shqipëri–Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A je një otrovert? Pse ky tip personaliteti mund të jetë dhurata jote më e madhe
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “UDHA” prezantohet në Romë me Lorik Canën dhe Arbër Agalliun
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Moti sot me diell, vranësira dhe reshje lokale
TAGGED:deja vufenomenekuriozitetshkencastudime

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Shprehitë e përditshme që do t’ju ndihmojnë të tretni shpejt yndyrën
Artikulli i ardhshëm Cili aktivitet djeg më shumë kalori – noti, vrapimi apo çiklizmi?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Për herë të parë një grua në krye të Qeverisë së Nepalit

12 Shikime
Kuriozitet

A je një otrovert? Pse ky tip personaliteti mund të jetë dhurata jote më e madhe

22 Shikime
Kuriozitet

Japonia regjistron rekord, afërsisht 100 mijë persona mbi 100 vjeç

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?