Samsung po përgatitet për prezantimin e telefonave të tij të rinj me ekrana fleksibil, të cilin shumë e presin me padurim. Galaxy Z Fold 5 dhe Galaxy Z Flip priten së shpejti, dhe tani modeli Z Flip 5 është shfaqur në rendere.
Një raport nga faqja MySmartPrice tregon dizajnin e ri të telefonit Samsung Galaxy Z Flip 5, dhe kjo është pasqyra e parë konkrete në pamjen e pajisjes së ardhshme, shkruan Katror.info.
Renderet tregojnë se telefoni do të ketë një ekran të ri të madh nga jashtë. Ekrani i jashtëm pritet të ketë një madhësi prej 3.4 inç. Modeli aktual ka një ekran të jashtëm 1.9 inç.
Sistemi me kamera të dyfishta vendoset horizontalisht me ekranin e jashtëm dhe ndodhet direkt nën ekran. Falë zonës më të madhe, ekrani pritet të jetë më funksional dhe të shfaqë më shumë informacion në panelin e tij.
Bazuar në atë që ka dalë deri më tani në lidhje me specifikimet e telefonit Galaxy Z Flip 5, pritet një ekran kryesor AMOLED 6.7 inç me një shpejtësi rifreskimi 120 Hz dhe rezolucion Full HD+.
Telefoni do të mundësohet nga një çipi Qualcomm Snapdragon 8 Gen 2, dhe gjithçka do të mundësohet nga një bateri 3700 mAh, me mbështetje për karikim me valë 25W.
Në anën e pasme të telefonit do të ketë një sistem me dy kamera 12MP, ndërsa në pjesën e përparme pritet një kamerë selfie 12MP. Telefoni do të funksionojë me softuerin Android 13 (me OneUI 5.1) dhe do të ketë një sensor gjurmësh gishtash në anën e kornizës. /Katror.info
Përgatiti:
