Reperi i njohur, Ledri Vula vetëm pak kohë më parë publikoi albumin e ri “Një goat për ty”.
Disa nga këngët e albumit reperi shqiptar po i sjell të shoqëruar edhe me videoklip.
Një të tillë pritet ta publikojë të premten e 30 qershor, kështu ka njoftuar Ledri në një postim në Instagram.
Kënga me titullin “Gjendja” që do të lansohet me klip, protagoniste në të cilën është partnerja e tij, Sara Hoxha.
Ledri ka publikuar një imazh ku ai dhe Sara shihen nga prapa rrugëve të Italisë, atje u bën edhe xhirimet e klipit.
“Gjendja, një histori dashurie nga Ledri x Sara. 30.06. 7 PM”, shkruhej sipër fotografisë. /Telegrafi/Katror.info
Përgatiti:
