Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka folur për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, duke theksuar se Kosova është kandidate serioze.
Kosova synon organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe një gjë e tillë pritet të ndodh pas tashmë kanë filluar vizitat e para nga Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.
Ky komision kryesohej nga presidenti Julian Pace Bonello dhe sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis.
Ata pritet të bëjnë vlerësim të gjendjes dhe zhvillojnë takime me zyrtarë të nivelit të lartë institucionalë për ta konfirmuar mbështetjen e tyre për organizim./Katror.info