Shqipëria tashmë është kthyer në destinacionin e preferuar edhe të blogerëve të huaj të udhëtimeve.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndau sot videon e publikuar nga “Thefunemployedfamily”, një familje amerikane që udhëton nëpër botë duke dokumentuar eksperienca të ndryshme.
Spiropali theksoi se Shqipëria bashkë me mikpritjen, investimet e reja, ushqimin e mirë dhe masat e marra për sezonin, tërheq gjithnjë e më shumë turistë që eksplorojnë vendin tonë dhe ia rekomandojnë miqve të tyre.
“Thefunemployedfamily” i kanë kushtuar së fundi Shqipërisë turistike një vend të rëndësishëm në blogun e tyre.
“Nuk janë Filipinet, Karaibet, Greqia apo Australia Perëndimore. Është Shqipëria”, shkruan blogu i udhëtimeve, ndërsa ndajnë pamje nga plazhet më të bukura të vendit. /Katror.info