katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Spiropali: Integrimi i Kosovës, prioritet strategjik i BE-së
    1 hour ago
    FSK organizon Ditën e Vizitorëve në ushtrimin fushor ‘Ujku Shigjetë’
    60 minutes ago
    Osmani në Arabinë Saudite, kërkon lehtësim vizash për qytetarët e Kosovës
    1 hour ago
    Sot mot i vranët dhe me intervale me diell
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Teknologjia e re që zbulon flakën, mbron shtëpitë dhe ul sigurimin
    11 minutes ago
    Anna Krasniqi triumfon në Itali, fiton dy çmimet kryesore “Grand Prix” dhe “Jimmy Fontana” 
    60 minutes ago
    ‘Glass Room – Misinformation Edition’ – ekspozita që pasqyron mënyrën si bota online formëson mendimin tonë
    17 hours ago
    Çmimet e naftës bien globalisht, Rexhepi: Do të bien edhe në Kosovë
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Julia Roberts feston sot ditëlindjen
    2 minutes ago
    Luan Mulliqi – doajeni i skulpturës
    1 day ago
    Sot fillon Festivali ‘ReMusica’
    1 day ago
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    1 day ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    1 day ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    6 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    6 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    7 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    1 week ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Linjë e re luksoze hekurudhore do të lidhë Parisin me Bregun e Amalfit
    21 hours ago
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    5 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    5 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Vera plot shije në Puglia të Italisë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Udhë

Vera plot shije në Puglia të Italisë

Last updated: 19/08/2023 9:06 AM
251 Shikime
Shpërndaje

Shkruan: Rita Berisha

Italia njihet si një ndër destinacionet kryesore turistike, me qytete historike,  por edhe peizazhe e plazhe magjepsëse.

Kështu edhe një katroriste bashkë me shoqni vendosën disa ditë me i kalu në rajonin që ne e njohim si Kalabri e Italianët e quajnë Puglia.

Mundesh me e lexu edhe…

Për fatin tonë të mirë, afërsia fizike me Italinë, e sidomos heqja e regjimit të vizave, do ta bëjë këtë destinacion edhe më të aftërt dhe lehtë të qasshëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Aeroportet kryesore të rajonit janë në Bari ose në Brindizi, ndërsa Tirana ka fluturime direkte për Bari si dhe traget, i cili bën bartje të mallrave, veturave e udhëtarëve nga porti i Durrësit në portin e Barit.

Ne vendosëm të fluturonim në Bari dhe të fillojmë eksplorimin e “thembrës së çizmes” nga forma e Italisë në hartë.

Sapo arritëm në Bari, një valë e nxehtësisë na kaploi, andaj edhe vëndosëm me ik në plazh menjëherë.

Lidhja e aeroportit me autobus është shumë e përshtatshme nëse nuk merrni veturë me qera, ose nuk udhëtoni me tuajën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shumica e bregdetit italian është publik, pra plazhi nuk paguhet. Kudo sheh italianë por edhe turistë tjerë duke e shtruar peshqirin në rërë për ta shijuar  detin, ose marrin çadrat e tyre me karrige.

Pak e fare copëza plazhe janë të hoteleve të shtrenjta ku paguhet në plazh për çadër dhe shtretër.

Na vendosëm me u çlodh prej rrugës në plazhin Pane e Pomodoro (Bukë e domate). Duke marrë shembuj nga vetë italianët, edhe ne shtruam peshqirët nën hijen e pishave afër, bëmë not freskues edhe e shijuam nga një birrë Peroni. Duhet me e pranu se prej krejt rajonit të Puglias, Bari është qytet ma i madh, i zurmshëm, me port të madh, e qe besa edhe i ngarkuar me shumë turistë, andaj edhe nuk qëndrum gjatë.

Me Fiat-in e marrë me qera për një orë shkum në Villanova të Ostunit ku e patëm rezervu një banesë, që me i ra si mesi i rajonit të Puglias. Xhyzepe nga Airbnb na priti në banesë ku e gjetëm edhe një çadër e dy karrige plazhe që nuk i kemi largu nga vetura më. Ditën tjetër e kemi nis me rrugë për Taranto, ku deti Jon shfaq bukurinë ma të madhe që e ka. Çadra jonë bonte hije në zallin e bardhë të plazhës Punto Prosciutto (Majë Proshute) e uji terkuiz sa na mahnitke aq edhe na freskojke.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Uji i pastër të mundësojke me pa deri në fund, andaj edhe u familjarizuam me meduzat që notojshin bashkë me ne, por kjo për ne ish pjesë e bukurisë natyrale e Jonit. Një ‘behane’ e gjetëm se kishte shumë turistë, por bukuritë e tilla edhe duhen me u pa e eksploru.

Prej Tarantos e eksploruam qendrën e qytetit historik të Lecces. Katedralja që ish ndërtu së pari më 1144-tën e shekullit të XII ishte atraksion ku shihen turista nga e gjithë bota. Kulla e ziles ishte ndërtu më vonë, e një pjesë e saj ishte ende në renovim, por pramjet nga lartësia 70 metra, shihnin nga Adriatiku dhe gjithë rrugicat e Lecces.

Rrugët e Lecces janë tipike Italiane, me rrugë të ngushta, shtëpi jo të larta të ngjitura njëra me tjetrën dhe ballkone të afërta. Aty edhe shijuam Apperol Italian bashkë me ushqimet e rajonit, i cili njihet për Foccacia me domatina. Ullshitet buzë së cilave kalonim rrugës, prodhonin vajin e ullirit i cili e bënte Foccacia-n ende ma të veçantë e me shije që zor mundet me u imitu në vende tjera.

Ditën e tretë vendosëm me e kalu në Poligniano a Mare për me e përjetu pamjet ma të bukura të Adriatikut. Poligniano ishte vendi më turistik në gjithë rajonin. Muret e nalta të qytetit shihnin mbi Adriatikun, valët e të cilit kishin kriju shpella në gurët e murit të qytetit. Anije të shumta bënin eksplorimin e këtyre shpellave. Qyteti jepte dashni hala ma të madhe në rrugicat ku ishin shkru me drita tekstet e këngëve të paharruara Italiane, e aty edhe ne këndonim “Cantare Oh Oh”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Polignano ka një prej plazheve më të njohura të rajonit, e cila ishte e stërmbushur me turistë. Bukuria e Adriatikut në Polignano është e pamohueshme, por konsideroj se kjo zonë duhet të vizitohet jashtë sezonit, fillimi i qershorit ose në shtator, ngase ngarkesa e turistëve na pamundësoi shijimin e plazhit. Por, fare pranë Polignanos gjendet qyteti bregdetar i Monopolit. Plazhet e gjata, disa me rërë e disa gurorë ofrojnë hapësirë për turizëm të panumërt, andaj u hodhëm në valët e fuqishme të Adriatikut në Monopoli.

Vazhdimin e eksplorimit të Kalabrisë e bëmë në dy qytete historike të zonës, Alberobello dhe Matera. Autostrada lidh shumë bukur të gjitha qytetet e kësaj zone, andaj me vozitje 1 orë e gjysmë, duke shiju tingujt e muzikës franceze në rastin tonë, morrëm udhë për Alberobello. Alberobello është nën mbrojtjen e UNESCO-s qysh nga viti 1996, e njohur për ndërtesat trulli dhe bën pjesë në fshatrat ma të bukur të Italisë. Katedralja trulli është pjesë e fshatit që është e hapur për vizitorë, një katedrale unike e ndërtume me trulli që nga jashtë nuk ngjasonte me asnjë katedrale që kisha parë deri atëherë.

Prej Alberobellos udhëtum në Matera, por si person që e lodh shpejtë i nxehti, nuk isha fort për me vizitu edhe një qytet. Por për habinë time, Matera u kthy në qytetin të cilin me qejfin ma të madh e eksploruam.

Në fakt për Materan nuk jam hiç e sigurtë se çka me thanë, e as qysh me e përshkru me fjalë. Qyteti me pamjet historike, që besohet të ketë fillu me u ndërtu që nga koha e gurit, ka rrugë që të lejojnë me e pa pamjen nga lartë, të njohura si Sassi. Ecja për tek Sassi kalon nga katedralja kryesore, e cila ishte po aq mahnitëse sa krejt qyteti. Kjo na shtyu me ec rrugëve e shkallëve të panumërta të Materës deri në orët e vona të natës. Fati jonë që vozitja me u kthy në Ostuni, ku edhe ishim vendos u bë ende ma i lehtë kur përmes muzikës arabe rrinim të zgjuara e me koncentrim për vozitje.

Për fund, më duhet me thanë se jo veç Kalabria, po edhe secila zonë tjetër e Italisë ia vlen me u eksploru. E kur e ki fatin me e nda përvojën me shoqëri të mirë e që të dhurojnë dashuri e lumturi pafund, muzikë nga krejt kulturat e gjuhët, humor briliant e bukuri si të Italisë ndonëse udhëton e ndërron shumë qytete pushon e relaksohesh. Për fund gëzuar me Aperol Spritz për udhëtime tjera kur nuk kemi nevojë për viza./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
TAGGED:bregdethistoriItalitop1tophome1udheudhepershkrim

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: NF Network A janë vërtet këto vendet më të lumtura në botë?
Artikulli i ardhshëm Foto: Korrekt Press Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës rritje me 7.7 % gjatë 7-mujorit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Udhë

Linjë e re luksoze hekurudhore do të lidhë Parisin me Bregun e Amalfit

13 Shikime
Udhë

Cilat janë vendet më të sigurta në botë?

14 Shikime
Udhë

Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?