katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    1 hour ago
    Reuters bën viral arinjtë e Mramorit
    2 hours ago
    E diel e vranët dhe me reshje shiu
    3 hours ago
    A i ka Kurti numrat për formimin e qeverisë?
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    2 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    23 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    1 day ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    1 hour ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    2 hours ago
    Mona Lisa e Leonardo da Vinci, një figurë komplekse që i ngjan shumë një njeriu të ndërlikuar!
    2 days ago
    Tre filma të rinj të huaj xhirohen në Kosovë – njëri sjell historinë e Shpellës së Gadimes
    2 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    7 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    1 day ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Avokati Arianit Koci që promovon aktivizmin qytetar përmes çiklizmit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Avokati Arianit Koci që promovon aktivizmin qytetar përmes çiklizmit

Last updated: 30/09/2023 9:57 AM
713 Shikime
Shpërndaje
arianit koci - avokat

Ndotja e ajrit, e shkaktuar kryesisht prej emetimeve të automjeteve, përbën kërcënimin e dytë më të madh të cilësisë së ajrit dhe shëndetit publik në Kosovë, menjëherë pas ndotjes të shkaktuar si pasojë e përdorimit të linjitit për prodhim të energjisë. E që ky problem është ma i madh në zonat urbane, e dëshmon numri i lartë i makinave dhe kolonave në trafik, sidomos në kryeqytet.

Kështu, praktikat e qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin dhe që reduktojnë numrin e automjeteve në rrugë janë disa nga mënyrat ku ne si qytetarë mund të japim kontributin tonë.

Një shembull të mirë të përgjegjësisë qytetare po e jep avokati i njohur Arianit Koci, i cili për vite me radhë përmes çiklizmit ka vendosur që të kontribuojë në krijimin e një Prishtine ma të pastër dhe ma të shëndetshme.

arianit koci – avokat

Mundesh me e lexu edhe…

” Jam Arianit Koci. Me profesion jam avokat. Përndryshe e kam të kryer edhe fakultetin e arteve. Me çiklizëm, sikurse gati çdo fëmijë në Prishtinë, kemi fillu herët ne si shoqnI.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Arianiti shpjegon se merakun për çiklizëm e ka zbulu qysh në adoleshencë dhe se vazhdimisht bashkë me shoqërinë e tij kanë çikluar ndër vite; herë më shumë e herë më pak, duke qenë aktiv jo vetëm përmes çiklizmit, por edhe ngasjes së motoçikletës, sidomos në vende më të largëta.

E ndonëse për 10 vite rresht çiklon më shpesh, ai thekson se përgjatë pesë viteve të fundit punët brenda qytetit ai i kryen pa e ndez fare makinën.

” Biçikletën e përdori në baza ditore. Unë e kam shtëpinë diku rreth 14 kilometra prej qendrës së Prishtinës. Pra, jetoj jashtë Prishtinës, në fshat. Çdo ditë vij me biçikletë. Sot kam ardhë me biçikletë. I bëj 14 km me ardhë, 14 me shku. Dmth, 30 kilometërshin e kam njëfarë minimumi,” thotë Koci.

Ai madje shpjegon edhe efektin pozitiv që çiklizmi ka në shëndetin e tij, por edhe në disponimin e vet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
ariani koci – avokat

“Unë kur vozis biçikletë e ndiej veten të lumtur se e ndij që po më rritet endorfina; ajo që vrapuesit dhe biçiklistët e quajnë “runers high”. Pra, hypin hormonet dhe e ndin veten ma mirë.”

Plot entuziazëm, pos benefiteve shëndetësore Arianiti përmend edhe disa benefite të tjera që dalin si rezultat i një praktike të tillë.

“Pos benefitit shëndetësor, që është i pakontestueshëm, benefiti është edhe në komunikacion. Kurrë nuk ke kolona me biçikletë, kurrë nuk ke problem me parking. Qe unë me vete e marr biçikletën. Benefiti i tretë është se ambienti ruhet… Biçikleta e transformon individin, por në fakt e transformon edhe ambientin. Aty ku grahet shumë biçikleta, ai ambient bëhet ma i pastër, natyra bëhet ma e qëndrueshme e ma e pastër. Me një fjalë, ka shumë benefite.”

E ani pse merakli i biçikletës dhe sportit në përgjithësi, Koci rëndësi i kushton edhe aspektit ambientalist, duke shpreh shqetësimin e vet për të ardhmen.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Mos të harrojmë, ne tash kemi kolona. Sot 5 vjet situata ka me qenë shumë ma e keqe. Ne po e shohim se çfarë progresioni ka në rritjen e veturave, sidomos në qytet. Prishtina është qytet shumë i
vogël. Në rrethin e qendrës nuk ka punë që nuk mundesh me e kry ose me biçikletë ose në këmbë.”

E ndjenjën e përgjegjësisë qytetare ai ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e tij përmes rrjeteve sociale, duke ndarë kështu informacione, tregime personale, por edhe duke promovu iniciativa që lidhen me çështje të ndryshme mjedisore e humane.

Avokim të tillë Arianiti ka vendosur që të bëjë krejtësisht në baza individuale, fillimisht duke adresuar probleme në lidhje me të drejtat dhe mirëqenien e kafshëve, specifikisht qenve endacakë, e duke vazhduar edhe në promovimin e aktiviteteve të mira për shëndetin e mjedisin sikurse është çiklizmi.

arianit koci – avokat

“Gradualisht, e kam pa që ka ndikim të madh në shoqni dhe jam kthy edhe në promovimin e biçikletës dhe të gjitha gjërave që kanë të bëjnë me të mirën e përgjithshme. Tash e përdori Facebook-un, e Instagram-in më pak, si platformë për me i shty përpara agjendat që janë të mira për komunitetin.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hajrin këtyre postimeve sa informuese aq edhe motivuese të Arianitit po ia shohim të gjithë nga pak, meqë falë tyre, por edhe bisedave me miq e familjarë, ai ka arritur që të nxisë edhe të tjerët që të reduktojnë përdorimin e automjeteve brenda qytetit.

“Unë jam i prirun me i konvertu këto veprimet e këto agjendat e mija që i shtyj përpara në çështje konkrete. Për shembull, unë di me dhjetëra njerëz që për shkak meje kanë fillu me i grahë biçikletës, e kjo më bënë shumë të lumtur,” shprehet Koci.

Katrori i Lajmeve te Mira

Rëndësinë e përdorimit më të vogël të makinave e promovojnë edhe organizatat mjedisore. Ekologia adhe ambientalistja Fiona Bakija është hulumtuese në programin për zhvillim të qëndrueshëm në INDEP. Kjo organizatë është pjesë e grupit organizativ në Ministrinë e Mjedisit që merret me shënimin e ditëve të rëndësishme mjedisore. Ndër këto ditë ka qenë edhe 22 shtatori, “Dita pa makina”, që është aktiviteti kryesor i Javës së Mobilitetit në shtetet evropiane.

“Ne e kemi pa që gjatë viteve të fundit vetëm se ka fillu të rritet numri i pjesëmarrësve në këto aktivitete të cilat ne i promovojmë. Mirëpo, vetëdija ka ardhë edhe si pasojë e rritjes së madhe të qasjes në informacion të njerëzve dhe rritjes së ndikimit të madh të ndryshimeve klimatike në vendin tonë, sepse, më herët nuk është vërejtë shumë ndikimi i ndryshimeve klimatike në vendet si Kosova, ose shtetet e Ballkanit. Mirëpo, me rastet e fundit të vërshimeve që kanë ndodhë gjatë viteve të fundit në Kosovë, njerëzit po e shohin menjëherë ndikimin e veprimit të tyre në ambient në ndryshimet klimatike,” thotë Bakija.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në një intervistë për Katror Media, Bakija thotë se përveç ndikimit që e ka çiklizmi në aktivitietin fizik dhe shëndetin e njeriut, ai si aktivitet e ul numrin e makinave nëpër qytet – gjë që ndikon direkt në cilësinë e ajrit në qytet, në Prishtinë por edhe në qytetet e tjera të Kosovëa, pasi që sipas saj transporti llogaritet si ndotësi i dytë më i madh i ambientit në vendin tonë.

Fiona Bakija – INDEP

“Duke promovu çiklizmin, ose duke e përdorë si mënyrë alternative të lëvizjes, njerëzit përveç shëndetit të tyre ndikojnë edhe në mbarëvajtjen e ekosistemit, duke e promovu pra biodiversitetin, një ekosistem më të pastër. E si pasojë, normalisht që do të ketë burime më të mëdha natyrore që njerëzit mund t’i shfrytëzojnë në jetën e tyre. Gjithashtu, edhe si formë e përgjegjësisë ndaj brezave të ardhshëm – për shkak se një mjedis i pastër dhe një mjedis i shumëllojshëm është edhe një dhuratë shumë e mirë për brezat e ardhshëm të cilët do të vijnë dhe do ta shfrytëzojnë natyrën,” shprehet Fiona.

Ajo thotë se secili njeri mund të ndikojë për një ambient të pastër.

“Aktivizmi ndaj mjedisit mundet me u marrë si një temë shumë komplekse, ose si diçka që munden me u marrë vetëm njerëzit që kanë fuqi shumë të madhe, por në fakt çdo njeri, duke fillu prej fëmiut ma të vogël e deri tek politikbërësit munden me e marrë një përgjegjësi ndaj mjedisit dhe të merren me aktivitete miqësore ndaj mjedisit… Kemi pa iniciativa të qeverisjes lokale që po mundohen me kontribu në këtë aspekt duke i promovu hapësirat për këmbësorë, çiklizmin, transportin publik – gjë që ne si INDEP e mbështesim fuqishëm. Gjendja nuk është më e mira që mund të jetë, por, kemi pa ndryshime të vogla të cilat ne bëjmë thirrje që të intensifiikohen në vitet në vazhdim, në mënyrë që qytetarët jo vetëm të Prishtinës, por të të gjithë Kosovës të gëzojnë një ajr sa më të pastër dhe një mjedis sa më të pastër.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Duke zgjedhur çiklizmin, individët mund të kontribuojnë në mjedise urbane më të pastra dhe më të shëndetshme, duke shijuar gjithashtu përfitimet e stërvitjes dhe emetimet e reduktuara të karbonit.

Edicionin #23 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Kliko këtu dhe bonja Follow/pëlqeje Katror.info për me pa veç Lajme të Mira 🙂

Përgatiti:

Kaltrina Zhushi
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    4 aspekte të Fitness-kulturës dhe dietë-kulturës që DUHET me i rimendu
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Fuqizimi i grave në Mitrovicë përmes agro-turizmit
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info
    Brokolli-pica; versioni “healthy” që s’ja len keq as super-shijes
TAGGED:#AktivizmiQytetar#arianit koci#bicikleta#ciklizmiaktivizmi qytetarAMBIENTALISTIAMBIENTALISTJAarianit kociciklizmiedicioni 23EMETIMI I KARBONITFIONA BAKIAindepinstituti indepLajme te miraLifestylepeopleqytetita ruajme ambientintopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Atletico Madridi i interesuar për Vedat Muriqin
Artikulli i ardhshëm Emina Çunmulaj shkëlqen në jurinë e “Miss USA”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm

6 Shikime
Lajme të mira

Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare

12 Shikime
Lajme të mira

Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?