katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    23 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    24 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    23 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    24 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    24 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    23 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Peter Gabriel – rockeri dhe Njeriu i Paqes
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Peter Gabriel – rockeri dhe Njeriu i Paqes

Last updated: 08/10/2023 12:38 PM
155 Shikime
Shpërndaje
Foto: Caital Pictures

Rock muzika prej fillimeve të saj ka pasur elemente rebelimi. Krijuesit dhe performuesit përveç që kanë kënduar tema dashurie, romansa dhe nostalgji, kanë trajtuar edhe tema të padrejtësive sociale, klasore, racore, gjinore e deri te temat anti luftë sidomos qëndrimit ndaj luftës në Vietnam gjatë viteve 1960.

Tanimë është i njohur trendi i quajtur “Protest Song” i cili në kultura të ndryshme ka ekzistuar me shekuj, por rock krijuesit me ndikimin që e kishin te masat i kanë dhënë dimension tjetër duke përçuar mesazhe te gjeneratat e reja. Nga mesazhet e Bob Dylan, Beatles, e deri te angazhimi i Bono Vox në aksione të ndryshme humanitare dhe politike dhe vendimet e Mick Jagger nga Rolling Stones dhe David Gilmour nga Pink Floyd që pasurinë e tyre të lënë në trashëgimi për qëllime bamirëse ishte një rrugë e gjatë që u bë nga rebelët e rock-ut e deri te artistë me ndikim në çështje të ndryshme humanitare.

Peter Gabriel

Por, Peter Gabriel përveç që në krijimtarinë muzikore trajtonte tema të tilla, ai vendos të bëjë edhe punë konkrete dhe serioze për t’i luftuar dukuritë negative shoqërore për të cilat tanimë një gjeneratë e tërë i kuptonte më mirë nga këngët sesa nga mjetet e informimit.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Peter Brian Gabriel lindur më 13 shkurt 1950 është një këngëtar-kantautor, muzikant, multintrumentalist dhe aktivist humanitar anglez, i cili u bë i famshëm si këngëtari kryesor dhe flautisti i grupit progresiv rock Genesis. Pas largimit nga Genesis në 1975, Gabriel nisi një karrierë solo, me këngën e tij të parë “Solsbury Hill”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi i tij i vitit 1986, “So”, është realizimi i tij më i shitur dhe është certifikuar platin i trefishtë në Britani dhe pesë herë platin në SHBA. Kënga më e suksesshme e albumit, “Sledgehammer”, fitoi një rekord nëntë çmimesh të MTV Video Music Awards 1987 dhe mbetet videoklipi më i emituar në historinë e MTV.

The Music Channel

Në vitin 1986 ai filloi atë që u shndërrua në një shoqëri të gjatë me Amnesty International, duke u bërë një pjesëmarrës pionier në të 28 koncertet e Amnesty për të drejtat e njeriut – një seri ngjarjesh dhe turnesh muzikore të organizuara nga Seksioni Amerikan i Amnesty International midis 1986 dhe 1998. Ai gjithashtu performoi në shfaqjet e përfitimeve të Amnesty’s Secret Policeman’s Ball në bashkëpunim me artistë dhe miq të tjerë si Sting, Lou Reed, David Gilmour dhe Youssou N ‘Dur. Gabriel i mbylli ato koncerte duke interpretuar himnin e tij anti-aparteid “Biko”. Ai ishte aktiv edhe në fushatën për lirimin e Nelson Mandelës me të cilin mbetën miq dhe bashkëpunëtorë deri në vdekjen e Mandelës.

Në fund të viteve 1990, Gabriel dhe sipërmarrësi Richard Branson diskutuan me Nelson Mandelën idenë e tyre për një grup të vogël, të përkushtuar udhëheqësish, që punonin në mënyrë objektive dhe pa ndonjë interes personal për zgjidhjen e konflikteve të vështira globale.

Më 18 korrik 2007, në Johanesburg, Afrika e Jugut, Nelson Mandela krahas Peter Gabriel dhe Richard Branson njoftoi formimin e një grupi të ri, The ELDERS ( Pleqtë). Gabriel arriti të mbledh kryesisht personalitete, fitues të çmimeve Nobel për paqe dhe të tjerë që do të fitonin këtë çmime më vonë. Kofi Annan shërbeu si Kryetar i Pleqve dhe Gro Harlem Brundtland si Zëvendës Kryetar. Anëtarët e tjerë të grupit ishin Martti Ahtisaari, Lakhdar Brahimi, Jimmy Carter etj. Desmond Tutu ishte një plak Nderi, ashtu si edhe Nelson Mandela. The Elders financohet në mënyrë të pavarur nga një grup donatorësh, duke përfshirë Branson dhe Gabriel.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
The Elders

THE ELDERS (pleqtë) përdorin aftësitë e tyre kolektive për të katalizuar zgjidhje paqësore për konfliktet e gjata, për të artikuluar qasje të reja ndaj çështjeve globale që po shkaktojnë ose mund të shkaktojnë më vonë vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore dhe për të ndarë mençurinë duke ndihmuar në lidhjen e zërave në të gjithë botën. (Njëri nga Pleqtë e Gabriel-it ndihmoi edhe në çështjen e Kosovës, Marti Ahtisaari). Ata punojnë së bashku për të shqyrtuar me kujdes se cilave çështje specifike duhet t’i qasen.

I frymëzuar nga aktivizmi social që hasi në punën e tij me Amnesty, në vitin 1992, Gabriel themeloi “WITNESS”, (Dëshimtari) një organizatë jofitimprurëse që pajis, trajnon dhe mbështet organizatat me bazë lokale në mbarë botën për të përdorur videon dhe internetin në dokumentacionin dhe avokimin e të drejtave të njeriut, me një grant prej 1 milion dollarësh nga Fondacioni për të Drejtat e Njeriut Reebok dhe një partneritet me Komitetin e Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (tani Human Rights First).

Gabriel u ndikua thellësisht nga përvoja e tij personale e përdorimit të një kamera Sony Handycam, një nga kamerat e para të vogla të disponueshme për konsumatorët, për të regjistruar historitë që dëgjoi gjatë udhëtimit me Amnesty International 1988 Human Rights Now!

Ai mori vendimin për të krijuar “WITNESS” (Dëshimtari) pas incidentit të brutalitetit policor të vitit 1991 që përfshinte Rodney King Jr. Incidenti fitoi vëmendje të konsiderueshme për shkak të videos së kalimtarit që kapte rrahjen e King nga policia e Los Anxhelosit. Gabrielit, ky rast i tregoi fuqinë e videos për të tërhequr vëmendjen e botës dhe për të komunikuar në mënyrë të brendshme abuzimet e të drejtave të njeriut. Ishte koha kur kamerat mobile ende nuk ekzistonin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 1999, WITNESS.org po përdorte video streaming si pjesë të misionit të saj. Atëbotë ishte finaliste për Çmimin Progresiv të RealNetworks, Inc. Streamers si organizata më e mirë jofitimprurëse.

Në vitin 2009, WITNESS inicioi një përdorim të fokusuar të mediave sociale si pjesë e shtrirjes së tij për video për ndryshim. Në vitin 2012, nisi një projekt të përbashkët me Storyful dhe YouTube të quajtur Kanali i të Drejtave të Njeriut. WITNESS ende ofron mbështetje për aktivistët dhe të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore duke i fuqizuar ata të përdorin video për të ndarë historitë e tyre, për të bërë zërin e tyre të dëgjohet dhe për të katalizuar ndryshimin që ata kërkojnë në jetën e tyre.

Në mars 2009, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm i Meksikës u angazhuan të ndiqnin personalisht rastet e Neyra Cervantes, e cila u vra brutalisht në 2003.  Kjo marrëveshje ishte rezultat i një takimi midis Peter Gabriel, aktorit Diego Luna, Patricia Cervantes (nëna e Neyra) dhe presidentit të Meksikës Calderon, duke i kërkuar atij t’i jepte fund femicidit në Meksikë. Historia e Neyra është fokusi i filmit, “Padrejtësia e Dyfishtë,”  prodhuar nga WITNESS. Videoja ishte pjesë e një fushate të suksesshme ndërkombëtare kundër femicidit në Meksikë.

CNN: Legjenda e Rock-ut, Peter Gabriel, u jep ze atyre qe nuk kane ze

Në vitin 2009, WITNESS bashkëpunoi me Forumin e Motrave Arabe (SAF) për të prodhuar një dokumentar të quajtur “Thyerja e heshtjes”, rreth gjendjes së vështirë të grave akdame në Jemen. Videoja aktualisht është e ndaluar në Jemen dhe të dy WITNESS dhe SAF po punojnë për të shfuqizuar ndalimin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 2007, WITNESS u bashkua me AJEDI-Ka/PES (Detyra për Mbrojtje dhe Drejtësi për Fëmijët Ushtarë në Republikën Demokratike të Kongos)për të krijuar një video për të kundërshtuar rekrutimin e fëmijëve ushtarë në Republikën Demokratike të Kongos. Partneriteti u përpoq të sillte para drejtësisë kryekomandantin kongolez Thomas Lubanga Dyilo. Filmi u shfaq në një panel diskutimi të nivelit të lartë në selinë e Kombeve të Bashkuara në nëntor 2007. Gjyqi kundër Dyilo filloi në janar 2009. Tre kryekomandantët e tjerë të luftës janë arrestuar.

Më 14 mars 2012, Thomas Lubanga Dyilo u dënua për përdorimin e fëmijëve ushtarë – si krim lufte.

WITNESS ka realizuar filmin “Bound by Promises” që ka dëshmuar para komisionit për të drejta të njeriut në Kongresin Brazilian, skllavërinë moderne në Brazil.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paraqitur filmin “What I Have Been Through Is Not Who I Am” Dokumentari i shkurtër tregon historinë e Katrinës, një fëmijë që u trafikua për seks në Shtetet e Bashkuara dhe aktivizon fushatën kundë Sex trafikimit të vajzave të mitura. WITNESS ka qenë aktiv edhe në trajtimin e personat të zhvendosur brenda vendit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 2007 Pamjet e WITNESS nga Burma u përdorën për të mbështetur një artikull kritik të BBC Newsnight që kritikonte administratën Laburiste për nivelet minimale të financimit për Personat e Zhvendosur në Birmani. Ky transmetim ndihmoi që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të kryente një rishikim zyrtar që në korrik 2007, rekomandonte një rritje katërfish të ndihmës për personat e zhdukur brenda vendit në Birmani. Këto janë disa nga arritjet madhore të WITNESS që nga themelimi i saj.

WITNESS ka punuar dhe ende është aktive në mbi tetëdhjetë vende dhe 300 organizata për të avancuar të drejtat e njeriut nëpërmjet përdorimit të videos për ndryshim.

Në njohje të aktivizmit të tij shumëvjeçar për të drejtat e njeriut, Peter Gabriel mori çmimin Njeriu i Paqes nga laureatët e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2006, dhe revista Time e emëroi atë një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë në vitin 2008.

Në shtator 2008, Gabriel u dekorua si marrësi i Çmimit Ambasador të Ndërgjegjes nga Amnesty International për vitin 2008. Në të njëjtin muaj, ai mori çmimin “Quadriga, United We Care”, çmimi iu dorëzua nga Mbretëresha Silvia e Suedisë. Si rock yll që ishte ai të gjitha angazhimet humanitare dhe aktivitetet për të drejtat e njeriut, i ka bërë jashtë pompezitetit medial.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përkrah këtyre aktiviteteve Gabriel anjëherë nuk e ndërpreu krijimtarinë e tij muzikore. Gabriel ka qenë një kampion i muzikës botërore për pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Ai ka realizuar 6 albume me grupin Genesis, 10 albume solo, dhe katër albume me kolona zanore për filma. Është fitues i mbi 40 çmimeve muzikore dhe nominues i 90 çmimeve tjera. Albumet e tij “So”, “Us” dhe “The last temptetion of the Christ” sot konsiderohen si doracakë se si muzika etnike mund të kontribuojë në Funky, Soul, Rock dhe Elektropop. Hitet e tij si “Biko”, “Here comes the floods”, “In your Eyes”, sot mund të dëgjohen në shumë dokumentarë dhe filma artistikë.

Më 1982 ai themeloi festivalin WOMAD (World Of Music Arts And Dance) duke vazhduar të fokusohet në prodhimin dhe promovimin e muzikës botërore (etnike) për krijuesit nga bota e tretë që nuk kishin mundësi tjetër për veprimtarin e tyre.

Peter GABRIEL ON wOMAD

Përmes labelit të tij “Real World Records” u ndihmoi që veprat e tyre të realizohen në albume dhe prezentohen në festivalet e WOMAD -it. Ai i pari ka nisur gjithashtu metodat e shpërndarjes digjitale të muzikës, duke bashkëthemeluar OD2, një nga shërbimet e para të shkarkimit të muzikës në internet.

All Music e ka përshkruar Gabrielin si “një nga muzikantët më ambiciozë, inovativë të rock-ut”. Ai u fut në Rock and Roll Hall of Fame si anëtar i Genesis në 2010, dhe si artist solo në 2014.

Në mars 2015, ai u nderua me doktoraturën e nderit nga Universiteti i Australisë Jugore në shenjë mirënjohjeje për arritjet e tij në muzikë. Albumin e tij të radhës e ka paralajmëruar në fund të vitit 2023 dhe aktualisht ndodhet në turneun e koncerteve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanadë./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Bob DylaneldersMick JaggerNelson MandelaNobelPaqepeoplePeter GabrielPleqterocktopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Toyota Tacoma – kamionçina ‘retro’ lansohet në SHBA
Artikulli i ardhshëm Fillon gara në auto sllallom dhe karting sllallom në Prishtina Mall

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

79 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?