Shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka publikuar sot (e hënë) listën e portierëve me më së shumti pritje në Ligën e Konferencës.
Në mesin e pesë emrave të listuar, gjendet edhe ai i portierit kosovar Amir Saipi, i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij këtë edicion tek Lugano.
Saipi gjendet në pozitën e pestë me plotë 28 pritje të bëra deri në këtë fazë të Ligës së Konferencës.
Most saves in the #UECL this season 🧤 pic.twitter.com/uN9Wo1uOZs
— UEFA Conference League (@Conf_League) March 24, 2025
Para tij janë Vid Belec (Apoel) me 30 pritje, Filip Manojlovic (Borac) me 30 pritje, Lawrence Ati-Zigi (St.Gallen) me 31 pritje dhe Connor Roberts (The New Saints) që kryeson me 33 pritje, shkruan Telegrafi.
Forma e lartë e Saipit me Luganon, kishte bërë që ai të merrte ftesën nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet ndaj Islandës në ‘play-off’ për inkuadrim në Ligën B të Kombeve.
Në fakt ai bëri paraqitjen e tij të dytë me fanellën e ‘Dardanëve’ në ndeshjen e kthimit që u zhvillua në Spanjë.
Aty ai ishte në mesin e lojtarëve më të dalluar në fushë, pasi me pritjet e tij fantastike ia mohoi disa raste të mira shënimi islandezëve.
Kjo statistikë njëherësh dëshmon se porta e Kosovës është në duar të sigurta me Arijanet Muric dhe Amir Saipin. /Katror.info
Përgatiti:
