Edhe pse atraksionet si Piramidat e Mëdha apo Bazilika e Shën Pjetrit janë mahnitëse, disa nga pamjet më të pabesueshme në Tokë janë krijuar falë natyrës. Natyra ka shumë për të ofruar, nga ujëvarat dhe kanjonet deri te majat e mbuluara me borë.
Një studim i fundit ka analizuar të dhënat nga rishikimet në TripAdvisor, kërkimin në Google dhe numrin e postimeve dhe shikimeve në faqet e mediave sociale për të renditur mrekullitë më të mira natyrore në botë. Atraksionet më të mira natyrore në botë janë kudo, në çdo kontinent dhe secili ka historinë e vet, shkruan Katror.info.
Atraksioni më joshës natyror është Parku Kombëtar Arches në Shtetet e Bashkuara. Parku ka më shumë se 2000 harqe prej guri natyror, maja të larta, pendë masive shkëmbore dhe shkëmbinj të mëdhenj. Ky peisazh i mrekullueshëm i shkëmbinjve të kuq i kënaq vizitorët me formacionet, shtigjet dhe perëndimet e diellit.
Në vend të dytë renditet Iguazu Falls në Argjentinë, dhe në vendin e tretë Ujëvara Victoria në Zimbabve, respektivisht Zambi.
Lista e 10 atraksioneve më të mira natyrore:
Parku Kombëtar Arches, Shtetet e Bashkuara
2. Ujëvara Iguazu, Argjentinë/Brazil
3. Ujëvara Victoria, Zimbabve/Zambia
4. Grand Canyon, Shtetet e Bashkuara
5. Table Mountain, Afrika e Jugut
6. Matterhorn, Zvicër
7. Mali Everest, Nepal
8. Coral Reef, Australi
9. Shkëmbinjtë e Moherit, Irlandë
10. Angel Falls, Venezuelë. /Katror.info