katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
    8 minutes ago
    Rutte bën thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake të NATO-s
    45 minutes ago
    KEK shtyn afatin për bizneset për lidhjen e kontratave për furnizim me energji elektrike 
    59 minutes ago
    Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    2 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    3 hours ago
    Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni
    5 hours ago
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mitrovica do të mirëpres 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    1 hour ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Erzen Shkololli emërohet kurator i edicionit të pestë i Autostrada Biennale 2025
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Erzen Shkololli emërohet kurator i edicionit të pestë i Autostrada Biennale 2025

Last updated: 22/11/2023 12:26 PM
117 Shikime
Shpërndaje
Foto: Autostrada Biennale

Kuratori dhe artisti, Erzen Shkololli u emërua kurator i edicionit të pestë të Autostrada Biennale, 2025.

Kështu njofti Autostrada Biennale përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Autostrada Biennale në Prizren njofton me kënaqësi se Erzen Shkololli është përzgjedhur kurator i edicionit të 5-të, i cili do të mbahet prej 5 korrikut deri më 5 tetor 2025.

Mundesh me e lexu edhe…

Rutte bën thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake të NATO-s

Autostrada Biennale u themelua në vitin 2014 me misionin për të përdorur artin bashkëkohor si një mjet për të fuquizuar komunitetin dhe për të nxitur kreativitetin me vizionin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me këtë rast, bashkëthemeluesit e Autostrada Biennale Leutrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe Barış Karamuço, deklaruan: “E mirëpresim emërimin e Erzen Shkolollit kurator të edicionit të 5-të të Autostrada Biennale. Ekspertiza e gjerë e Shkolollit dhe bashkëpunimi i tij me institucione vendore e ndërkombëtare dhe artistë të shumtë nga rajoni dhe bota i përshtatet në mënyrë të përkryer karakterit të Bienales. Erzeni bëhet kuratori i parë kosovar i bienales dhe bashkëpunimi ynë me të synon të përmbushë njërin prej qëllimeve tona për shndërrimin e artit në një forcë, që sjell ndryshime pozitive dhe mirëqenie'”, thuhet në njoftim.

Për ndryshe, Erzen Shkololli (1976) është artist dhe kurator. Aktualisht, ai është kurator i përgjithshëm i galerisë Cukarna në Ljubljanë. Shkololli ka udhëhequr suksesshëm disa institucione të artit, përfshirë Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë (2018–2022) dhe Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës (2011–2015). Nën udhëheqjen e tij, të dy institucionet kanë kaluar nëpër transformime të rëndësishme. Krahas roleve të tij në institucione, Shkololli ka shërbyer si komisioner i pavijonit inaugurues të Kosovës në Bienalen e Venecias (2013) dhe ka kuruar ekspozita ndërkombëtare, duke përfshirë Edi Hila: Piktori i transformimit (2018), bashkëpunimi ndërmjet Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, Muzeut të Artit Modern në Varshavë dhe Koleksionit Kontakt në Vjenë; Ne jetojmë mbi një yll (2016), edicioni i dytë i Trienales Hannah Ryggen, i ekspozuar në Ørland dhe Nordenfjeldske Kunstindustrimuseum, Trondheim; Bota nuk do të dëgjojë (2007) në Punëtorinë e Artit Lazareti, Dubrovnik; Historia filloi të luante me jetën time (2007) në Digital Art Lab (DAL), Holon, Izrael; dhe Rishfaqja (2004) në Muzeun e Kosovës, Prishtinë. Shkololli shërbeu si këshilltar kuratorial i documenta 14. Ai u nderua me bursën DAAD Artists-in-Berlin (2008/2009) dhe Premio Michetti nga Fondazione Michetti (2001). Në vitin 2013 bashkëthemeloi Institutin e Artit Bashkëkohor EXIT në Pejë. Veprat artistike të Shkolollit janë ekspozuar në Stedelijk Museum në Amsterdam, Centre Pompidou në Paris, Tate Modern në Londër dhe MUMOK në Vjenë.

“Jam i nderuar me këtë emërim prestigjioz. Si kosovari i parë i ftuar për të kuruar Autostrada Biennale-n në Prizren, ndjej një respekt të thellë dhe i gëzohem mundësisë së bashkëpunimit me një nga platformat më të rëndësishme të artit bashkëkohor në Kosovë dhe në rajon. Për mua, kjo është një sfidë dhe një përgjegjësi e madhe, të cilën po e pranoj me entuziazëm dhe ambicie. Mezi pres të bashkëpunoj ngushtë me ekipin e jashtëzakonshëm të biennales, për të sjellë artistë në Kosovë dhe për t’i zbatuar projektet e tyre. Shpreh mirënjohjen time të përzemërt për themeluesit e bienales Leutrim Fishekqiun, Vatra Abrashin dhe Barış Karamuçon, për këtë mundësi të veçantë,” shtoi Shkololli.

Si i vetmi institucion i artit bashkëkohor në Prizren, Autostrada Biennale ka dy funksione – organizimin e ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor që mbahet çdo dy vjet, që nga viti 2017, dhe Autostradën Hangar, hapësirën për edukim, krijim dhe ekspozim në ish-bazën ushtarake të KFOR-it gjerman (tani, Parku i Inovacionit dhe Trajnimit). Me këtë të fundit, ne kemi zgjeruar platformën tonë, duke e parë procesin e krijimit të artit si formë të qëndrueshme të të mësuarit dhe shkëmbimit, që u përgjigjet nevojave të komuniteteve artistike. Autostrada Biennale gëzon mbështetjen e një game të gjerë institucionesh, artistësh e artdashësish. Kjo platformë ka zhvilluar partneritete të suksesshme me organizata dhe institucione të ndryshme, duke përfshirë Fondacionin Allianz, Ministrinë e Kulturës në Kosovë, Komunën e Prizrenit, Komunën e Prishtinës, Fondacionin për Iniciativa Artistike, Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ITP Prizren, e shumë të tjerë./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:ArtistAutostrada BiennaleErzen Shkolollikuratorlajme të miratop2Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Era Istrefi dhe Butrint Imeri të enjten sjellin këngën e re “Lonely”
Artikulli i ardhshëm Anglezët kërkojnë Shqipërinë në grupet e Euro 2024

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri

8 Shikime
Lajme të mira

Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë

23 Shikime
Lajme të mira

Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?