Sa herë flasim për spinaqin dhe efektet pozitive që i ka, nuk ka se qysh mos me na u kujtu Popeye-i. E edhepse film i vizatum – nime ka diçka t’vërtetë n’atë se çka promovon ky film i animum kur bahet fjala për spinaqin; t’furnizon me magnezium e kalcium, por edhe me potasium e hekur – krejt këto, vlera ushqyese që nime t’bajnë ma t’fortë.
Smoothie me spinaq asht nji prej smoothieve që mundesh me e llogaritë sa t’shijshëm e t’ushqyeshëm, aq edhe i lehtë me u përgatitë. Plus, ky smoothie asht vegan; nuk përmbanë produkte shtazore hiç e asht i përshtatshëm edhe për ata t’cilët kanë intolerancë ndaj laktozës (sheqer i qumështit). Tap-rrap, smoothie-n e përgatitë n’dakik, me shumë pak përbërës.
PËRBËRËSIT:
1 banane (e ngrirë asht ma mirë, por mundesh edhe t’freskët)
1/3 gotë spinaq t’freskët
1 mollë (sezonale)
1/4 lang limoni
30 ml ujë
HAPI 1:

Shto përbërësit n’blender, bashk me ujin.
HAPI 2:

Bluji t’gjithë përbërësit deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme. Servo n’gotë e shijo menjiherë, ose ruje n’shishe t’xhamit smoothie-n, shkunde para përdorimit e kënaqu t’u e pi.
REZULTATI:

E mira e këtij smoothie sht që shijon mirë dhe nuk vërehet fort shija e spinaqit, por efektet e tij po. E ma s’miri asht me e pi herët n’mëngjes, që nime startin me e pasë t’mirë. Shijo!
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/
Përgatiti:
