katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    7 minutes ago
    Sonte hapet “Kino Kosova”: 5 net me filma shqip në Bernë
    20 minutes ago
    Shpata ikonike e Darth Vader shitet për mbi 3 milionë dollarë
    35 minutes ago
    ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv
    37 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    2 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    4 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    4 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    47 minutes ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    4 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    1 hour ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Fqinjet festojnë 101-vjetorin në të njëjtën ditë – Kanë jetuar krah njëra-tjetrës për 40 vite
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Fqinjet festojnë 101-vjetorin në të njëjtën ditë – Kanë jetuar krah njëra-tjetrës për 40 vite

Last updated: 01/04/2025 7:10 AM
51 Shikime
Shpërndaje
FOTO: SWNS

Dy fqinje të moshuara angleze po festojnë së bashku 101-vjetorin e lindjes, pasi kanë lindur në të njëjtën ditë të vitit 1924.

Josie Church dhe Anne Wallace-Hadrill jetojnë pranë njëra-tjetrës në Oksford që nga vitet 1980 dhe prej vitesh e festojnë bashkë ditëlindjen, shkruan Good News Network, transmeton Katror.info.

“Më duket se jeta ka kaluar shumë shpejt,” thotë Josie.

Mundesh me e lexu edhe…

“Nuk kemi menduar shumë për kalimin e kohës, ajo thjesht ka rrjedhur”, shton ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas humbjes së bashkëshortëve, të dyja u angazhuan në aktivitete vullnetare dhe krijuese, duke u bërë shoqe të ngushta.

“Anne ka qenë gjithmonë e zënë, ashtu si unë produktive dhe krijuese”, tregon ajo tutje.

“Ajo merrej me pikturë dhe tapiseri, gjithmonë kishte diçka për të bërë, ndërsa unë isha e angazhuar me gjëra të tjera diku tjetër. Kështu ka qenë jeta jonë”, tha ajo.

Anne studioi gjuhën angleze në Kolegjin St. Hilda të Universitetit të Oksfordit dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbeu si mekanike radioje në Shërbimin Mbretëror Detar për Gratë. Pas diplomimit, ajo punoi si leksikografe për Fjalorin Anglez të Oksfordit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Gjithmonë kam pasur pasion për fjalët. Ishin zanati im”, thotë ajo.

Vitin e kaluar, ajo u nderua me një medalje për shërbimin e saj në Marinën Mbretërore, një vlerësim që u cilësua si i vonuar, por i merituar.

Ndërkohë, Josie u trajnua për tre vite si infermiere në Preston Royal Infirmary dhe kujton momentin e krijimit të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS).

“Atëherë, duhej të jetoje në kampus, nuk mund të martoheshe dhe gjithçka ishte shumë e rreptë. Sot, njerëzit nuk do ta pranonin një mënyrë të tillë jetese,” thotë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjatë punës si infermiere gjatë Luftës së Dytë Botërore, Josie pati një përvojë tronditëse duke u kujdesur për ushtarë gjermanë të SS, të cilët i përshkroi si “pacientë shumë të vështirë, që nuk donin të merrnin kujdesin tonë”.

FOTO: SWNS

Pas luftës, ajo u zhvendos në Oksford me bashkëshortin e saj, i cili vazhdoi studimet atje.

“Oksfordi ishte një vend i pazakontë në atë kohë, sepse çdo kolegj kishte një numër të madh studentësh më të moshuar, të cilët kishin kaluar luftën dhe po riktheheshin për të vazhduar universitetin. Në klasë gjeje burra më të mëdhenj në moshë bashkë me të rinj 18-vjeçarë që sapo kishin dalë nga shkolla”, tregon ajo tutje.

Asnjëra nuk e kujton saktësisht momentin kur zbuluan se kishin të njëjtën ditëlindje, por veçanërisht kanë shijuar festën e 100-vjetorit të tyre, të organizuar për vitin 2024.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Jetojmë në një rrugë të mrekullueshme. Është si një familje e madhe dhe e bashkuar,” thotë Josie, e cila është nënë e tre fëmijëve “të mrekullueshëm”.

“Të gjithë njohin njëri-tjetrin. Nëse ke një problem, mjafton të thërrasësh dhe dikush do të vijë të të ndihmojë. Mendoj se jemi me fat”, tha ajo.

E pyetur nga agjencia e lajmeve SWNS se çfarë këshille do të jepte për një jetë të gjatë, Josie u përgjigj thjesht: “Thjesht jeto.”

“Bën atë që duket e nevojshme në momentin e duhur, pastaj vazhdon me diçka tjetër që vjen pas. Kështu, thjesht kalon nga një gjë te tjetra.

“Nuk jemi ne që e planifikojmë plotësisht jetën tonë. Mendoj se është jeta ajo që na drejton ne”, përfundon ajo./Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:Anne Wallace-HadrillditelindjafqinjetJosie Churchkomunitetilajme të miramiqesiapeopleshoqeriatophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Nga mesi i prillit do të ketë kontrolle vetëm në hyrje në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Artikulli i ardhshëm Artistja që përdor ‘dopamine dressing’ për të përmirësuar humorin dhe vetëbesimin

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Banksy vjen me mural të ri në Londër

1 Shikim
Lajme të mira

Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025

3 Shikime
Lajme të mira

Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?