Në vitet e fundit, disa kompani shumë të famshme janë zhdukur nga tregu i smartfonëve. Ndër to, para së gjithash veçojmë kompaninë LG, e cila për shkak të shitjeve të dobëta vendosi të largohet nga tregu i telefonisë dhe mbylli divizionin e saj celular.
Kompania që në dy vitet e fundit nuk ka regjistruar as përafërsisht popullaritetin që mund të priste është Sony, megjithëse gjigandi japonez i teknologjisë ka prezantuar disa pajisje mjaft interesante në dy vitet e fundit. Por a do të ndjekë Sony hapat e LG-së?
Edhe pse pyetja e mësipërme është mjaft e justifikuar, duke pasur parasysh besueshmërinë dhe historinë e kompanisë, si dhe rezultatet e dobëta të shitjeve në botën e smartfonëve, përgjigja është se Sony nuk do të largohet nga tregu i smartfonëve dhe do të vazhdojë të prodhojë telefona edhe për disa vite të tjera, shkrua Katror.info.
Ky informacion vjen nga një burim i besueshëm, jo më pak se nga Qualcomm.
Qualcomm njoftoi në një deklaratë për shtyp këto ditë se ka zgjeruar bashkëpunimin e saj me Sony për çipat Snapdragon që do të fuqizojnë smartfonët e ardhshëm të prodhuesit japonez. Është një kontratë shumëvjeçare që mbulon pajisjet premium dhe ato të rangut të mesëm.
Siç e vini re, nuk përmendet pajisjet e fundit dmth ato të lira dhe është e qartë se Sony nuk ka ndërmend të zgjerohet në atë treg shumë konkurrues.
Njoftimi, ndër të tjera, thekson se të dy kompanitë do të fokusohen së bashku në integrimin e platformave të avancuara celulare të Qualcomm Snapdragon në telefonat inteligjentë të ardhshëm të Sony, duke u ofruar përdoruesve funksionalitet të përmirësuar, performancë më të mirë dhe një eksperiencë më të thellë për përdoruesit.
Tsutomu Hamaguchi, kreu i divizionit të komunikimeve celulare të Sony, tha se Sony Xperia 1 V, i cili vjen me çipin e ri Snapdragon 8 Gen 2, është pritur mirë nga klientët dhe se ata mezi presin të punojnë me Qualcomm në të ardhmen. /Katror.info