Sa para jeni të gatshëm të paguani për një model telefoni me specifika që ishin relevante pesëmbëdhjetë vjet më parë?
Kur u shfaq iPhone i parë në treg, ai ishte, sipas standardeve të kohës, mjaft i shtrenjtë, por pavarësisht çmimit, kërkesa për këtë pajisje ishte jashtëzakonisht e lartë.
Nëse klientët e asaj kohe do ta dinin se si do të zhvillohej tregu dhe sa i rëndësishëm do të ishte iPhone si një pajisje që do të revolucionarizonte tregun e smartfonëve, ndoshta nuk do ta kishin shpaketuar kurrë atë model të parë, por do ta kishin mbajtur si një investim për të ardhmën.
Dhe se është me të vërtetë një investim i konsiderueshëm, tregon kërkesa e sotme për ato modele, pra shifrat për të cilat modelet e para të iPhone shiten të papaketuara. Në tetor të vitit të kaluar, iPhone i gjeneratës së parë me 8 GB memorie u shit për gati 40 mijë dollarë, në shkurt të këtij viti i njëjti model u shit në ankand për më shumë se 63 mijë dollarë. Të dy modelet ishin ende në kuti të pahapura.
Në ankandin e planifikuar për muajin e ardhshëm, mund të vendoset një rekord i ri për çmimin e versionit të parë të iPhone-it në kuti, dhe LCG Auctions beson se kjo shifër mund të arrijë edhe 100 mijë dollarë. Vlerësimet e tyre variojnë nga 50,000 deri në 100,000 dollarë dhe arsyeja që ata mendojnë se numri mund të jetë kaq i lartë është se, sipas të dhënave të tyre, është i vetmi model origjinal i iPhone 4GB i paketuar në fabrikë, shkruan Katror.info.
Bazuar në shitjet e mëparshme rekorde dhe faktin se modeli 4 GB është njëzet herë më i rrallë për t’u gjetur se versioni 8 GB, nuk do të ishte befasi nëse vendos një çmim të ri rekord, tha për Mark Montero i LCG Auctions.
Edhe pse për shumë është e pabesueshme që dikush mund të paguajë 100,000 dollarë për një telefon me ekran 3,5 inç, 4 GB memorie dhe një kamerë 2 MP këto ditë, ekzistojnë rregulla të ndryshme në botën e koleksionistëve.
Përveç modelit të lartpërmendur 4 GB, një tjetër iPhone origjinal 8 GB do të dalë në ankand në mes të muajit të ardhshëm, i cili vlerësohet të kushtojë nga 45,000 deri në 65,000 dollarë, ndërsa modeli 16 GB i paketuar në fabrikë mund të arrijë nga 20,000 deri në 30,000 dollarë mijë dollarë. /Katror.info