Këngëtari kosovar Ylli Limani ka publikuar sonte projektin e tij më të ri të titulluar “Malet.”
Ai përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur lansimin e këngës së shkruar nga Lira dhe vetë këngëtari.
“Malet është lansuar… shpresoj se do t’ju pëlqejë po aq shumë sa secilit që ka punuar në të.,” ka shkruar ai.
Kënga është një baladë ritmike dhe flet për ndarje të një çifti.
Kënga e fundit që Ylli publikoi këtë vit ishte bashkëpunimi me reperin, Ledri Vula, e titulluar “Tonat”.
Ajo është publikuar tre muaj më parë dhe deri tani ka arritur më shumë se 17 milionë klikime në YouTube./Katror.info
Përgatiti:
