Dita e katërmbëdhjetë e marsit, përveç ditëlindjen e shkenctarit të mirënjohur Albert Einstein, e shënon edhe ditën ndërkombëtare të matematikës, njërës prej shkencave fundamentale që ka ndikim të shumëfishtë në jetën tonë.
Jo vetëm shkencë, por matematika është edhe një gjuhë universale që ua mundëson njerëzve të të gjitha kulturave, pavarësisht ku ndodhen që të zgjidhin probleme komplekse.
Dita Ndërkombëtare e Matematikës, disa nga matematikanët e Kosovës i gjen duke u përgatitur për garën ndërkombëtare të matematikës Kangaroo 2023 që do të mbahet me 18 mars.
Dita Ndërkombëtare e Matematikës është mundësi e mirë për të bërë ftesë në eksplorimin e saj dhe për të vlerësuar kontributin e saj në botë sipas Kangaro që është konkursi më i popullarizuar për talentët dhe dashamirët e matematikës nga e mbarë bota.
E sa i përket numrit PI, një rikujtim se vlera e tij është 3.14 që jo rastësisht përputhet me mënyrën e shkrimit të datës në gjuhën angleze ku vendoset muaji para ditëve. Fizicienti Larry Shaw ishte ai që e nisi të ashtuquajturën ditën PI që shënon Ditën Ndërkombëtare të Matematikës më 1988, në eksploriatumin e San Franciscos për të festuar numrin e famshëm dhe matematikën në përgjithësi, shkruan CNN. Më 2009 shtëpia e përfaqësuesve amerikan e kaloi një rezolutë që do ta njihte “Ditën Pi”.
Koncepti matematikor Pi na ka shoqëruar për mijëra vjet, p.sh njohja e tij përmes shkronjës greke π u bë në vitet 1700. Pi është thelbësor për llogaritje në matemtikë, inxhinieri, ndërtimtari, fizikë dhe shkencë hapësinore.
E bash si dashnia jonë për pitet (pie), edhe numri pi është nuk ka fund. Vlera e tij e saktë nuk ka mundur të llogaritet asnjëherë./Katror.info