Tashmë është koha kur shumica e njerëzve shkojnë në plazh, ose po bëjnë planifikimet e tyre se ku t’i kalojnë pushimet.
Por, është e domosdoshme që krahas përgatitjeve të tjera për pushimet në përgjithësi dhe plazhin në veçanti, të mendoni për lëkurën tuaj.
Shumë njerëz e shfrytëzojnë pushimin për të marrë një ngjyrë të dëshirueshme të trupit.
Por, a është rrezitja e mirë apo e dëmshme për lëkurën?
Krejt kjo varet sa kujdes i kushtoni lëkurës, sidomos në atë gjendjen e fillimit ku duket marrë ajo që njihet si rrezitje bazë.
Dermatologët këshillojnë që të aplikohet rreth dy miligramë krem kundër diellit për centimetër katror të lëkurës që keni vendosur ta ekspozoni para diellit.
Gjithashtu është e domosdoshme që ta mbroni qafën, aty ku preferohet të aplikohet më shumë krem.
/Katror.info
Përgatiti:
