katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Edhe katër ditë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e diasporës si votues
    6 hours ago
    KQZ sot shqyrton programet dhe procedurat zgjedhore
    8 hours ago
    Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë në Merdar
    9 hours ago
    Moti me diell dhe vranësira të shpërndara
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    PriFest hapet me premierën botërore të filmit ‘Bear Hug’ të Ilirjan Himaj
    3 hours ago
    590 milionë orë vullnetarizëm në Zvicër, 86% e popullsisë kontribuon
    5 hours ago
    Donjeta Sadiku po përgatitet për shkëlqim në Liverpool
    7 hours ago
    70 vite nga ndeshja e parë ndërkombëtare – ‘4 Çerekët’ sjell historinë e basketbollit kosovar
    9 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Magnus Carlsen e mposht ChatGPT-në në shah pas vetëm 53 lëvizjesh
    2 weeks ago
    Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflix
    6 hours ago
    BBC shtyn dokumentarin për Ozzy Osbourne
    8 hours ago
    Koncert solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    10 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    4 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    5 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    3 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Franca është vendi më i vizituar në botë, pse pra nuk e ka aktivizuar turizmin?
    8 hours ago
    Norwich Castle Keep rihap dyert pas restaurimit 37 milionë dollarësh
    8 hours ago
    Pse “koha më e mirë për të vizituar” nuk vlen më?
    8 hours ago
    5 vendet më të sigurta në botë për vitin 2025
    10 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Action Bronson – një gërshetim mes muzikës rap dhe kuzhinës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Action Bronson – një gërshetim mes muzikës rap dhe kuzhinës

Last updated: 29/07/2024 9:42 AM
208 Shikime
Shpërndaje
Foto: Viceland

“Në ditën e 11 korrikut të vitit të zotit 2024 do të realizojë ofertën më të re muzikore ‘Johan Sebastian Bachlava The Doctor’. Ua ofroj këtë art për të përkujtuar jetë dhe gëzim kudo,” postoi Action Bronson në Instagram më 6 korrik të këtij vit, duke falenderuar siç ka thënë “kokat dhe anëtarët e rinj” që kanë qenë në “Bachlava Records” që nga dita e parë.

Dhe ashtu edhe bëri. Action Bronson e publikoi albumin e tij të fundit më 11 korrik për nder të ditëlindjes së 80-të të nënës së tij. Albumi vë në pah aftësitë lirike të Bronson të bashkëdyzuara me punën e producentëve Alchemist, Daringer dhe vetë Bronson.

Arti i Bronson-it shkëlqen në “Johann Sebastian Bachlava The Doctor”, duke rikonfirmuar statusin e tij si një tekstshkrues i vërtetë. Bronson nuk i shmanget kurrë të qenit vetvetja. Kjo është një nga cilësitë e shumta të reperit mendjehapur.

Mundesh me e lexu edhe…

Përtej muzikës, ndërmarrjet e larmishme të Bronson-it, të tilla si bashkëpunimet e tij të njohura me brendet si New Balance, shfaqja e tij e gatimit në “F*ck, That’s Delicious” dhe roli i tij si një influencues fitnesi – nxjerrin në pah suksesin e tij të shumanshëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

I njohur për përdorimin e fjalëve të “papastërta” dhe për humorin e tij, Action Bronson i kërkon “jetës së tij të kaluar si kuzhinier” që t’i hedh poshtë njohuritë kryesore të tij të kuzhinës.

Kuzhinieri, shkrimtari, mundësi dhe prezantuesi televiziv i kudondodhur me mjekër të zjarrtë, është kthyer në një sensacion repi.

Action Bronson, i njohur për personalitetin e tij të bujshëm, të pëlqyeshëm dhe humorin e hollë, ku përdor vjersha për kuzhinën dhe kryen goditje te herëpashershme edhe ndaj vetes, është po aq i njohur edhe për komentet e tij të rrepta dhe të diskutueshme duke e gjetur veten në “ujë të nxehtë” më shumë sesa një herë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Reperi doli nga nëntoka në fillim të viteve 2010 me albumin “Dr. Lecter”. Titulli i albumit i referohet Dr. Hannibal Lecter, një personazh në filmin psikologjik-triller-horror “The Silence of the Lambs”

Albumi kishte producent Tommy Mas. Pasi dëgjoi këtë album, producenti Statik Selektah bashkëpunoi me Bronson në një album të titulluar “Well Done”, i publikuar më 22 nëntor 2011. “Mr. Wonderful” (Zotëriu i mrekullueshëm, 2015), e vendos Action Bronson në qendër të vëmendjes në botën e repit. Albumi ishte i treti më i shitur në Shtetet e Bashkuara brenda një jave

Që atëherë ai e ka zgjeruar shtrirjen e tij si një personalitet televiziv, autor dhe aktor, së fundmi edhe si mundës (Wrestler) dhe ka zhvilluar të gjitha këto veprimtari me punë dhe me rritjen e vazhdueshme artistike të shfaqur në të gjitha format.

I lindur si Ariyan Arslani, më 2 dhjetor 1983, nga babai mysliman shqiptar dhe nëna hebreje amerikane, është rritur sipas traditës së babait të tij në agjen Queens’ Flushing, në Nju Jork. Ai ndoqi shkollën e mesme Bayside, në Queens, dhe u diplomua në vitin 2002. Përpara se të fillonte një karrierë si reper, që fillimisht ishte vetëm një hobi, Bronson punoi si kuzhinier në restorantin mediteran të babait të tij në Forest Hills. Më vonë ai drejtoi emisionin e tij të gatimit në internet “Action in the Kitchen” (Veprimi në kuzhinë). Pasi theu këmbën e tij në kuzhinë, Bronson u përqendrua vetëm në muzikën rep.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vepra e parë e madhe e Bronson mbërriti në formën e një “mixtape” të vitit 2007 si anëtar i grupit Outdoorsmen, i cili u pasua nga disa vargje rep dhe një kënge solo. Karriera e tij arriti të vërehet në 2011, një vit në të cilin ai publikoi mixtape-in ​​e tij debutues, si dhe dy albumet e tij të para.

Pasi Bronson publikoi “mixtapet” të regjistruara me Party Supplies dhe The Alchemist, reperi bëri debutimin e tij në labelin Atlantic (nëpërmjet Vice Records) në 2013 me Saaab Stories, një EP i prodhuar nga Harry Fraud. Duke pasur parasysh se në këtë EP ai i kishte mysafirë Prodigy dhe Raekwon, dy nga frymëzimet kryesore të tij gjatë viteve ’90 të, EP-ja arriti në vendin e gjashtë në listën e Rapp Billboard.

Bronson vazhdoi të grumbullonte vargje drejt albumit të tretë “Mr. Wonderful”. Suksesi i këngës para publikimit “Baby Blue”, ku shfaqej Chance the Reper, ndihmoi për të arritur në numrin dy në tabelën e repit dhe në numrin shtatë në Billboard 200.

Deri më sot ai numëron tetë albume në studio, dy EP dhe disa “mixtape” dhe një numër të konsiderueshëm të këngëve solo. Ai ka performuar edhe përkrah Eminem dhe Kendrick Lamar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bronson shpesh këndon për ushqimin në këngët e tij. Ai është gjithashtu i njohur për aludimet e tij të shpeshta dhe të paqarta për atletët dhe ekipet sportive. Tekstet e Bronson shpesh i referohen sporteve në qytetin e Nju Jorkut, por prekin edhe tema më të paqarta si mundësit profesionistë, truprojat, patinazhi artistik dhe bastet sportive.

Action Bronson luajti në dy seri televizive të cilat u transmetuan në kanalin Viceland, shfaqjen e udhëtimeve ushqimore “F*ck, That’s Delicious” dhe një Talk Show nate për ushqimin “The Untitled Action Bronson Show”.

Ai gjithashtu luajti në serinë e dokumentarëve komedi “Action Bronson” dhe Friends Watch ‘Ancient Aliens”.

Ai ka pasur role në filmat The “Irishman” (2019), duke luajtur një shitës arkivoli, përkrah Al Paçinos, Robert De Niros dhe Joe Pescit, dhe “The KIng of Staten Island (2020). Bronson gjithashtu bëri një paraqitje për All Out të AEW më 4 shtator 2022, dhe luftoi ndeshjen e tij të parë profesionale të mundjes në Grand Slam, duke u bashkuar me mundësin profesionist, Hook për të mposhtur profesionistët Matt Menard dhe Angelo Parker.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Bronson ka shkruar tri libra. Libri i parë është “F*ck, That’s Delicious”, në bashkautorësi me shkrimtaren e ushqimit Rachel Wharton fituese e çmimit James Beard. Libri fitoi çmimin IACP Cookbook Design Award, dhe u bë bestseller i New York Times. Libri “është një britmë deri në qiell për dashurinë ndaj ushqimit” nga Action Bronson, i cili qysh atëherë konsiderohej një nga personalitetet më argëtuese të ushqimit në internet.

Për fansat e shfaqjes së tij dhe stilit të tij “gonzo” të ushqimit dhe jetës, nuk mund të kishte libër më të mirë dhurate sesa ky koleksion nga Action Bronson.

Libri i dytë “F*ck It, I’ll Start Tomorrow” (Në dreq, do të filloj nesër) është një kronikë brutale e sinqertë për luftën me peshën, varësinë ndaj ushqimit dhe rrugëtimin drejt vetëpranimit. Libri nuk është një udhërrëfyes për të arritur një të ashtuquajtur trup perfekt. Në vend të kësaj, libri udhëzon se si të gjendet vetëbesimi dhe të mbahen larg ndjesitë negative. Bronson aty premton se do të qëndrojë i arsyeshëm, do të qetësohet dhe nuk do të shikohet në pasqyrë duke shpresuar ta shohë dikë tjetër përveç vetes.

Libri i tretë “Stoned Beyond Belief”në bashkautorësi prapë me Rachel Wharton është ultimatumi i fundit i dashurisë për bimën më magjike në botë, marihuana apo weed.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky është një eksplorim i çdo cepi të vazove të marihuanës apo ‘barit’, nga analizat botanike shumë shkencore dhe studimi i përfitimeve mjekësore deri te një udhëzues për botën e egër të produkteve të marihuanës. Është gjithashtu një nderim shumë personal për një substancë që Bronson i referohet si ndryshimi i jetës së tij, zgjerimi i horizontit dhe një kanal për lumturinë.

Ky libër paraqet një përvojë emocionuese dhe një burim të vlefshëm argëtues për adhuruesit e marihuanës.

Action Bronson si ndikim në krijimtarinë e tij përmend reperët tjerë amerikanë Kool G Rap, Nas, Cam’ron, Mobb Deep, UGK dhe Klanin Wu-Tang. Ai gjithashtu thotë se ndikim të madh tek ai patën Michael Jackson, Carlos Santana, Queen si dhe këngëtarë shqiptarë të dasmave.

Ariyan Arslani emrin artistik Action Bronson e ka marrë shkaku i gjyshit të tij me të cilin si fëmijë shikonte filma aksion të aktorit të njohur të këtij zhanri Charles Bronson. Me këtë ai thotë se i bën homazh edhe gjyshit të tij edhe aktorit Charles Bronson./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jimi Hendrix: Nga ukuleja me një tel te kitaristi më ndikues në histori të muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Epoka e Barış Manço-s në Turqi: Nga trashëgimia osmane te roku anatolian
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Tastieret në rock, nga prapaskena në qendër të skenës
TAGGED:Action BronsonAyran ArslanikuzhinemuzikeSHBAtop1tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dy xhudistë tjerë kosovarë synojnë medaljet olimpike
Artikulli i ardhshëm Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

KuriozitetPeople

Magnus Carlsen e mposht ChatGPT-në në shah pas vetëm 53 lëvizjesh

4 Shikime
People

Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflix

4 Shikime
People

BBC shtyn dokumentarin për Ozzy Osbourne

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?