katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    1 hour ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    2 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    4 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    2 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    2 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    2 hours ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    3 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    5 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    1 day ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    7 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    1 day ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    6 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ‘Activism Roots’ – Fuqizimi i qytetarisë aktive në zemër të Çarshisë së Vjetër
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

‘Activism Roots’ – Fuqizimi i qytetarisë aktive në zemër të Çarshisë së Vjetër

Last updated: 09/09/2025 9:59 AM
6 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Në Gjakovë, afër Çarshisë së Vjetër, një organizatë e re po ndryshon mënyrën se si qytetarët mendojnë për komunitetin e tyre. 

Që nga viti 2021, organizata Activism Roots ka marrë përsipër një mision të nxisë, të forcojë dhe të zhvillojë qytetarinë aktive jo vetëm në këtë qytet, por edhe në pjesë tjera të Kosovës, – shkruan Katror.info.

E themeluar nga Ideal Zhaveli, organizata është shndërruar në një pikë takimi për të gjithë ata që besojnë se ndryshimi nis nga angazhimi i përditshëm. Nga trajnime, fushata, projekte inovative e deri te murale shumëngjyrëshe që e kanë transformuar qytetin – “Activism Roots” është dëshmi se fuqia e komunitetit mund të ndryshojë realitetin.

Mundesh me e lexu edhe…

“Prej fillimit kur e kemi menu ‘Activism Roots’ ka qenë që me qenë sa më aktiv në nivel lokal, duke marrë parasysh që pavarësisht që kishte shumë organizata të shoqërisë civile, nuk është që është bërë aktivizmi qytetar më konkret dhe që është bo i përditshëm dhe i vazhdueshëm. Misioni jonë kryesor është ngritja e aktivizmit qytetar në nivel lokal, në komunat lokale, jo në nivelin qendror, por sigurisht që na vazhdojmë edhe në nivelin qendror me qenë aktiv, – tha ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: KATROR MEDIA

“Është shumë e rëndësishme që komuniteti me kuptu që aktivizmi qytetar mundet me u bo çdo ditë, mundet me u bo në fusha të ndryshme, mundet me u bo në aspektin që thirret secili person në profesionalizmin e vet, po edhe në vullnetarizmin e vet që munden me i bo” – shtoi tutje.

Një nga projektet më të dashura është “Gjallnohu”, lindur nga shprehja popullore e Gjakovës. Me hapa të vegjël, por me zemër të madhe, ky projekt ka frymëzuar të rinj e të reja që ta shohin aktivizmin si diçka të prekshme, konkrete dhe të përditshme.

“Kuptohet ne kemi bashkëpunime edhe në nivelin rajonal, po fokusohemi kryesisht në Kosovë. Sigurisht një prej projekteve që shpeshherë e thojmë kështu edhe me plot zemër është projekti ‘Gjallnohu’ ku qysh nga emri ka fillu me atë sistemin dhe qëllimin që me e zhvillu aktivizmin qytetar, po t’u marrë me sende shumë të vogla. Kur e kemi vendos emrin Gjallnohu, ka ardhë prej gjuhës që përdoret në vendet ku jetojmë, pra në pjesën e Gjakovës e përdorim shumë ‘gjallnohu’” – tha drejtori ekzekutiv i organizatës.

FOTO: ACTIVISM ROOTS

“Për momentin (podcasti) është i vetmi që fokusohet te aktivizmi qytetar përmes shoqërisë civile edhe jemi mundu aty me u fokusu dhe kemi pasë mysafirë tepër të mirë, tepër të këndshëm, edhe ka shku tepër mirë, po mundohemi që me gjetë edhe mundësi tjera të cilat me qenë shumë ma ‘in’ në këtë rast dhe me arrit një ‘reach’ shumë ma të naltë për shkak se po e shohim që ka mesazhe shumë konkrete, të forta, të mira, të cilat kishin ndiku te të rinjtë” – tha ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sukses i madh ka qenë edhe programi Youth Connect for Impact in Society, përkrahur nga Ambasada Amerikane, ku qindra të rinj nga shtatë rajonet e Kosovës u bashkuan për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të sjellë ndryshim real.

“Ka pasë aktivitete konkrete që e kanë zhvillu pjesën e diversitetit, po gjithashtu edhe të aktivizmit qytetar të të rinjve të moshave të reja, 14-18, edhe kemi pa qysh të rinjtë në momentin kur kanë komunikim me njëri-tjetrin, po ashtu fillojnë me pasë suksese goxha konkrete dhe me iniciativat e tyre kanë pasë shumë suksese të përbashkëta” – tregoi ai.

Në Gjakovë, ndoshta shembulli më i dukshëm janë 16 trafot elektrike të shndërruara në murale shumëngjyrëshe – një art i që jo vetëm zbukuroi hapësirën publike, por solli edhe mesazhe të forta për bashkëjetesën, solidaritetin dhe gjallërinë qytetare.

foto: katror media

“Qëllimi i muraleve ka qenë me rregullu hapësira publike, të cilat mujmë me i pa përditë, ose që i kena pa përditë, edhe kjo ka ndodhë për shkak të vullnetarëve të cilët janë profesionistë në art ose kanë me u bo profesionistë në art. Prej qytetarëve është pritë në mënyrë të mahnitshme, për shkak se është diçka e re që ka ndodhë në qytet, edhe pse ka ndodhë që me qenë konkret edhe më herët, po vitet e fundit nuk ka pasë diçka edhe janë rregullu trafotë elektrike” – u shpreh z.Zhaveli.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ata e kanë gjetë dhe i kanë lidhë me mesazhe shumë të qarta në pjesën që me kanë sa më të mirë me njëri-tjetrin, me i shiju edhe pamjet, po gjithashtu edhe mesazhet që me komuniku me njëri-tjetrin, me bashkëpunu me njëri-tjetrin edhe mu gjallnu sa më shumë” – rrëfen tutje.

Kjo organizatë nuk është vetëm për art apo fushata – është për afrimin e komunitetit. Me mbi 20 aktivistë të angazhuar rregullisht dhe me 80% pjesëmarrje të vajzave të reja, “Activism Roots” po krijon një brez të ri qytetarësh që nuk presin, por veprojnë.

“Sigurisht, që edhe përmes rrjeteve sociale, edhe përmes takimeve, përmes trajnimeve që i kemi, e shohim se sa të rëndësishëm janë ata që me bashkëpunu dhe sa të rëndësishëm sigurisht janë këto aftësi që mujnë ata me i zhvillu e shohin tepër mirë edhe vazhdojnë që me kanë aktiv për komunitetin” – tha ai.

Për drejtorin ekzekutiv të organizatës, trajtimi i respektueshëm dhe frymëzimi i të rinjve pjesëmarrës mbetet fokusi kryesor i punës së tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
FOTO: ACTIVISM ROOTS

“E para është energjia që mundohem me i shfaq te ta dhe kjo po besoj më ka ba mirë kur kam qenë vullnetar dhe e kam pa qysh është dashtë ndoshta me qenë një lider i një organizate ose një lider i një kampanje”.

“Sigurisht, na me akterët lokalë të secilës komunë kemi bashkëpunime shumë konkrete, janë tepër të mira dhe me secilën shkollë të mesme dhe me shkollat fillore dhe universitetet kur bashkëpunojmë, i kemi shumë të mira dhe vazhdojnë çdoherë dhe po vazhdojnë tash e tutje dhe po besoj që  kanë me qenë tepër konkrete, se në  momentin kur ulemi edhe diskutojmë e shohim sa shumë të përbashkëta kemi ose nevojat e përbashkëta që i kemi, momentin kur diskutojmë për shembull për të mirën e rinisë, po edhe për të mirën e shoqërisë së vendit ku jetojmë, qysh mundemi me pa të ardhmen, për shkak se kjo fjala, kur përdoret rinia është e ardhmja, unë mendoj që duhet m’i ndryshu pak, se është e tashmja dhe e ardhmja, të dyja” – u shpreh ai.

Sfida? Ka plot. Por për ta, edhe sfidat janë energji. Sepse aktivizmi, siç e dëshmon kjo organizatë, është një rrugëtim që nuk ndalet.

“Sigurisht, sfidat janë të vazhdueshme. Nganjëherë, bile kur diskutojmë, thojmë shyqyr që janë këto sfida, na sjellin pak energji dhe mujmë me qenë  shumë ma produktiv. Vitin e fundit, sfida më e madhe ka qenë rastet me fondet amerikane specifikisht, po sfida tjera kanë qenë edhe kjo mungesa e pjesëmarrjes së mjaftueshme të të rinjve, ma herët ka qenë shumë ma e madhe në këtë pjesë. 2026-ën këto sfida po shpresoj që kanë me mungu dhe ka me qenë shumë ma mirë” – deklaroi ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Na i bëjmë thirrje secilit të ri  dhe secilit qytetar mos flini në njëfarë mënyre, mundohuni me qenë sa më aktivë për shkak se në momentin kur angazhohemi të gjithë bashkë, kemi me arritë shumë më shumë suksese dhe shumë më shumë të mira për qet vend në të cilin po jetojmë” – fton ai.

Activism Roots është shndërruar në një pikë referimi për aktivizmin lokal, duke treguar se ndryshimi nuk ndodh vetvetiu, por ai ndërtohet, hap pas hapi, bashkë me qytetarët./Katror.info.

Edicionin #86 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Beatrisa Culaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Visar Osmani, drejtori që e ktheu shkollën e fëmijërisë në histori suksesi
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Të rinj e të moshuar, vajza dhe djem i bashkohen Shoqatës së parë Vullnetare për Zjarrfikje
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Vjosa Çerkini – një çikë Kosove që thyen kufijtë në gazetari e film
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Brezovica mikpritëse e festivalit të parë ambiental ‘DAMN the Damns – Liro Lumenjtë’
TAGGED:activism rootsÇarshia e VjetërFuqizimiGjakovëGjallnohukomunitetilokallokalemuraleorganizatapodcastPROJEKTEqytetaria aktiveTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm FBK jep afat shtesë për procesin e licencimit të klubeve për edicionin 2025/26
Artikulli i ardhshëm Fushata “Toka jonë, Shija Juaj” mbahet me 13 shtator

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani

4 Shikime
Lajme të mira

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

3 Shikime
Lajme të mira

FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak

2 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?