Një analizë e re e ADN-së së lashtë ka zbuluar një linjë gjenetike të panjohur më parë të një grupi gjuetarësh-mbledhës që jetuan në zonën e Bogotás, Kolumbi, rreth 6,000 vjet më parë dhe që u zhdukën 2,000 vjet më parë.
Studiuesit analizuan 21 skelete nga pesë vendbanime arkeologjike, përfshirë vendin Checua, dhe zbuluan se këta individë nuk kanë lidhje të afërt gjenetike me popullsitë indigjene të Amerikës së Veriut apo të tjerë në Amerikën Latine.
Sipas tyre, ky grup përfaqëson një popullsi shumë të hershme që u përhap dhe u diferencua shpejt në Amerikën e Jugut.
Ky është publikimi i parë ndonjëherë i ADN-së së lashtë njerëzore nga Kolumbia, dhe zbulimi mund të ndihmojë në kuptimin e zhvillimeve kulturore të hershme në rajon, përfshirë prejardhjen e teknologjisë së qeramikës që u shfaq më vonë.
Por rreth 4,000 vjet më vonë, ajo popullsi ishte zhdukur plotësisht. ADN-ja e tyre nuk u gjet te grupet pasuese që jetuan në atë rajon.
“Nuk arritëm të gjejmë pasardhës të këtyre gjuetarëve-mbledhës të hershëm në ultësirën kolumbiane – gjenet e tyre nuk u trashëguan,” tha studiuesja Kim-Louise Krettek. “Kjo tregon për një zëvendësim të plotë të popullsisë në zonën përreth Bogotás.”
Sipas studiuesve, ndryshimet kulturore që shënojnë fillimin e periudhës Herrera – si përhapja e përdorimit të qeramikës – u sollën nga grupe migrante që u zhvendosën nga Amerika Qendrore drejt Amerikës së Jugut, në periudhën mes 6,000 dhe 2,000 vjet më parë./Katror.info
Përgatiti:
