U mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve në kuadër të garës së Shkollës Digjitale “November Code Fest 2022”, gjatë të cilës nxënësit nga Kosova, Maqedonia dhe Gjermania (online), na bënë shumë të lumtur dhe krenar për projektet e tyre të suksesshme të cilat i prezantuan.
Falënderojmë finalistët për punën e tyre dhe jurinë e përbërë nga kompanitë Skins Agency, LinkPlus dhe Shkolla Digjitale për vlerësimin e projekteve në mënyrë të drejtë dhe këshillat e tyre drejtuar nxënësve.
Fituesit e garës kanë fituar tre muaj pa pagesë kursin në Shkollën Digjitale ndërsa finalistët mbi moshën 16 vjeçare kanë fituar praktikë në kompaninë Starlabs:
1. Adonis Berisha – Best Code Game
2. Orhidea Ollogu – Best Scratch Game
3. Abian Belallari- Best App Invntor Game
4. Arguriana Osmanaj – Best Front – End
5. Lirik Rexhepi -Best Back – End
6. Olti Demiri – Best React Native
Ndërsa fituesi kryesor në garën November Code Fest 2022 u përzgjodh Adonis Berisha.
Në garën më të madhe të kodimit, Adonisi ka zhvilluar një aplikacion në nivelin bazik të kursit të programimit, i cili u vlerësua nga juria si projekti ‘Best Code Game’.
Shikoni projektin e Adonisit këtu./ Katror.info