Dizajnerja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj, ka ndarë së fundmi një lajm të bukur me të gjithë ata që e ndjekin dhe e duan krijimtarinë e saj.
Përmes një postimi në Instagram, Vuthaj ka njoftuar hapjen e dyqanit të saj të ri në Doha, duke e shtuar këtë pikë të re në rrjetin e dyqaneve që ka në Prishtinë dhe New York.
“Jemi të lumtur se koleksioni ynë ekskluziv i modës tani është në dispozicion në @style.de.v, Doha. Faleminderit për këtë rrugëtim dhe mbështetjen tuaj”, shkruan ajo.
Ky koleksion i ri i ‘agnesavuthajbrand’ sjell një gamë fustanesh mbresëlënëse, të mbushur me shkëlqim dhe elegancë. /Katror.info
Përgatiti:
