Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për të gjitha moshat, por shpesh herë ajo çfarë na kufizon është koha, aq më pak kur bëhet fjalë për nënat e reja të cilat e kanë çdo minutë të limituar sepse i’u duhet shumë përkushtim për fëmijën.
Më pak se gjysma e nënave bëjnë përpjekje për të ushtruar aktivitet fizik, duke përfshirë dhe ato me fëmijë të vegjël.
‘Rachel Simpson’, një studente doktorature në ‘Njësinë e Epidemiologjisë të Këshillit të Kërkimeve Mjekësore në Universitetin e Kembrixhit’, tha: “Të ushtruarit në mënyrë të rregullt, ka përfitime të qarta, si afatshkurtra ashtu edhe afatgjata, veçanërisht nëse rrit rrahjet e zemrës.”
Por të qenit nënë, njëkohësisht mund të pengojë në gjetjen e një hapësire kohore të lirë.
Aktiviteti fizik është i lidhur me një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore, nga ulja e rrezikut të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës, deri te mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe shëndeti më i mirë mendor.
Këshillat nga NHS thonë se të rriturit duhet të ushtrohen te paktën 150 minuta në ditë duke e cilësuar këtë si aktivitet mesatar.
Për të qëndruar të shëndetshëm, të rriturit e moshës 19 deri në 64 vjeç duhet të përpiqen të jenë aktivë çdo ditë dhe duhet të bëjnë:
- të paktën 150 minuta aktivitet aerobik të moderuar si biçikleta ose ecja e shpejtë çdo javë
- ushtrime forcash në 2 ose më shumë ditë në javë që punojnë të gjithë muskujt kryesorë (këmbët,, shpina, barku, gjoksi, shpatullat dhe krahët)
- 75 minuta aktivitet aerobik të fuqishëm si vrapimi ose një lojë tenis teke çdo javë dhe
- ushtrime forcash në 2 ose më shumë ditë në javë që punojnë të gjithë muskujt kryesorë (këmbët, ijet, shpina, barku, gjoksi, shpatullat dhe krahët)
- një përzierje e aktivitetit të moderuar dhe të fuqishëm aerobik çdo javë, për shembull, 2 vrapime x 30 minuta plus 30 minuta ecje të shpejtë barazohen me 150 minuta aktivitet aerobik të moderuar dhe
- ushtrime forcash në 2 ose më shumë ditë në javë që punojnë të gjithë muskujt kryesorë (këmbët, ijet, shpina, barku, gjoksi, shpatullat dhe krahët).
Një rregull i mirë është që 1 minut aktivitet i fuqishëm ofron të njëjtat përfitime shëndetësore si 2 minuta aktivitet i moderuar.
Një mënyrë për të kryer 150 minuta aktivitet fizik javor të rekomanduar është të bëni 30 minuta në 5 ditë çdo javë.
Të gjithë të rriturit duhet gjithashtu të ndërpresin me aktivitet periudhat e gjata të qëndrimit ulur.