Një lajm i mirë nga shëndetësia, për vajzat e moshës 9 deri në 15 vjeçe. Në Kosovë kanë arritur 300 vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës, e që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo vaksinë parandalon deri në 99% kancerin në këtë organ.
Rastet e para tashmë janë vaksinuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në mënyrë vullnetare. Ndërkohë që synohet që në tetor të vitit të ardhshëm të vijnë edhe 5 mijë vaksina të tjera.
Kontingjenti i parë me 300 doza të vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës, tashmë është në duar të institucioneve shëndetësore dhe ka filluar të aplikohet për rastet vullnetare.
Femrat e interesuara mund ta marrin këtë vaksinë në Institutin Kombëtar të Shëndetit publik por mjekët thonë se përparësi kanë ato me indikacione gjenetike për prekjen nga kanceri i qafës së mitrës.
Fetije Fetaj, shefe e vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ka thënë se mosha më e mirë e parandalimit dhe vaksinimit janë femrat nga mosha 9 deri në 15 vjeçe.
Në fund të muajit janar do të fillojë trajnimi i stafit mjekësor, e pastaj synohet mbajtja e fushatave vetdijësuese për prindër dhe vajzat e moshave të reja