Ish-nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se së shpejti do të nënshkruhet kontrata për 30 autobusë të rinj.
Në një intervistë për IndekOnline, Zogaj tha se Trafiku Urban po udhëheq procesin e prokurimit dhe se pas shqyrtimit të ofertave, do të bëhet vlerësimi i procesit të prokurimit dhe tenderit.
Ai shpreson që këtë vit, autobusët e rinj do t’i bashkëngjiten Trafikut Urban, pasi që kjo procedurë ka zgjatur më shumë seç ishte parashikuar.
“Tenderi është i hapur, dhe Trafiku Urban po e udhëheq procesin e prokurimit. Menjëherë pas shqyrtimit të ofertave, do të bëhet vlerësimi i procesit të prokurimit dhe i tenderit. Ne shpresojmë dhe besojmë shumë që autobusët do të arrijnë këtë vit në Prishtinë. Procedura ka zgjatur, dhe jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për gjithë këtë proces, por tani jemi afër nënshkrimit të kontratës, dhe nuk kemi qenë kurrë kaq afër”, u shpreh ai.
Prej 30 autobusëve të rinj, që do t’i bashkëngjiten Trafikut Urban, gjashtë prej tyre do të jenë elektrik. /Katror.info
Përgatiti:
