Sonte u mbajt nata e katërt e festivalit të Këngës në RTSh, ku edhe u përzgjodh edhe kënga finaliste, njëherish kënga që do ta pëfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2023.
Juria profesioniste vlerësoi me çmimin e dytë Albina Kelmendin & Familja, me këngën e tyre “Duje”
Ndërsa çmimin e parë nga juria profesioniste e mori këngëtarja Elsa Lila, e cila bëri rikthimin e saj pas 25 vitesh, me këngën e saj shumë emocionale “Evita”, dedikim për vajzën e saj.
Ndërsa ishin votat e publikut ato që përfundimisht vendosën që Albina Kelmendi ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Këtë vit ndryshe nga herët e tjera çmimi i parë i Festivalit të Këngës u përcaktua nga juria profesioniste, ndërsa kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 u zgjodh nga votat e publikut. Këto ndryshime erdhën si rezultat i ruajtjes së vlerave të festivalit, por edhe përshtatjes së kërkesave specifike që kërkon Eurosong./Katror.info