katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    8 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    9 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    8 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    9 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    9 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    9 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Albumi “Californication” nga Red Hot Chilli Peppers – ana e panjohur e Kalifornisë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Albumi “Californication” nga Red Hot Chilli Peppers – ana e panjohur e Kalifornisë

Last updated: 13/10/2024 9:59 AM
185 Shikime
Shpërndaje
Foto: WMG

“Spiunët psikikë nga Kina përpiqen të vjedhin emocionet e mendjes suaj dhe vajzat e vogla nga Suedia ëndërrojnë për një kuotë në ekran, duke e paguar mirë kirurgun e tyre për të thyer mallkimin e plakjes”.

Këto vargje nuk janë shkruar këto ditë, edhe pse pak a shumë përshkruajnë përditshmërinë e këtyre ditëve. Janë tekste të vitit 1999 nga kënga “Californication” nga Red Hot Chilli Peppers kur Kina nuk ishte ajo që është sot por në ndërkohë me të vërtet na i “vodhi” emocionet mendore, dhe se tani vajzat i kanë kuotat e veta në internet me bollëk dhe kirurgjia plastike praktikohet si në supermarket.

Kënga tërheq vërejtjen edhe për fundin e civilizimit perëndimor nga tendenca për dekadencë Kaliforniane dhe se dielli “megjithatë lind në lindje”.

Red Hot Chili Peppers – Californication (Official Music Video) [HD UPGRADE]

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Pavarësisht mesazheve të dhëna nga titulli, “Californication” supozohet se është albumi më reflektues i grupit, një meditim mbi cektësinë e jetës në Kaliforni (tani kudo në botë) dhe një festë e lidhjeve të grupit dhe miqësisë të shkaktuar nga ribashkimi i tyre me kitaristin John Frusciante, i cili ishte larguar nga grupi për shkak të problemit me droga dhe tani ishte kthyer i kthjellët dhe i vullnetshëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Road Trippin” (Udhëtimi në rrugë), këngë përmbyllëse e albumit më së miri përmbledh shoqërinë e tyre të ëmbël “adoleshente” duke ngarkuar një furgon me dy aleatë dhe nisen në udhëtim “kudo në SHBA” për të diskutuar surfing, kënaqësinë nën rrezet e diellit dhe betejat e fituara, ngjarje të cilën tre anëtarët e grupit e kishin ndërmarrë para realizimit të albumit.

Grupi deri në ato momente kishte kaluar gjitha fazat e mundshme të betejave:  ikjen e anëtarëve, vdekjen e të afërmve, varësinë nga droga. Por, tanimë këto beteja ishin fituar, siç predikon kënga dhe ishte koha për një album që do të kapërcente Red Hot Chilli Peppers nga shekulli 20 në shekullin 21.

Red Hot Chili Peppers – Road Trippin’ [Official Music Video]

“Californication”, pavarësisht se u emërua me një lojë fjalësh shumë karakteristike për Red Hot Chili Peppers, në fakt kishte të bënte me anën e errët të gjërave. Albumi nuk është konceptual, por në thelb trajton Kaliforninë. Gati se në çdo këngë përmendet Kalifornia, dhe në vend të një feste për Kaliforninë, shkëlqimin dhe mitologjinë e saj, “Californication” i bëri jehonë varësisë, tjetërsimit dhe vetë- shkatërrimit që në fakt kishte ngjyrosur jetën individuale të anëtarëve të Chili Peppers.

“Californication” nxjerr mjaft në tekstet e veta pop-psikologji të epokës së re për të bërë që edhe praktikuesi më i denjë i stilit të jetës Holliwoodiane të skuqet. Vetë kënga “Californication” është një reflektim i errët meditues mbi gjërat nën diellin e Hollivood-it. Albumi shpërdoron idenë se fama dhe pasuria në Hollywood janë një përpjekje fisnike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, e bën këtë në një stil se, “hapësira mund të jetë kufiri i fundit i mundësive, por ajo mundësi bëhet vetëm në bodrumet e Hollivudit”, që kapë absurditetin në mënyrë të përsosur. Pjesa e këngës titullare, gjithashtu, është krijuar vetëm po thuaj për qëndrimin në skelet e mbishkrimit të famshëm Hollywood duke menduar për skajet e tokës dhe se e gjithë metafora “Hollywoodi është pornografi” u dëshmua gati dy dekada më vonë me fushatën “Me Too” kur dolën në sipërfaqe aferat se shumë aktore e edhe aktorë, por edhe punëtorë të tjerë në biznesin e filmit ishin keqtrajtuar ose kërcënuar seksualisht për karrierën e tyre.

Albumi “Californication” nuk është tërësisht “i errët”. Por, është i ashpër në vazhdimësi, bëhet më i butë, në momente i zymtë por në fund i ëmbël, ndoshta më shumë se sa kishin qenë ndonjëherë më parë Red Hot Chili Pepers. Kënga hapëse “Around the World” (Rreth botës) fillon me furinë e egër dhe të shtrembëruar të basit nga basisti Flea para se të shndërrohet në një rep funk, duke alternuar me një kor melodik. Vokalisti Anthony Kiedis është shprehur se në tekstet e vargjeve ai tregon për udhëtimet e tij dhe eksperiencat e tij në to, për të qenë anëtar i Red Hot Chili Peppers dhe për të jetuar një jetë ekstreme.

Refreni i ndryshëm final buron nga një kërkesë e vajzës së Fleas, basistit të grupit. Ndërsa shkruante albumin në garazhin e Fleas, vajza e tij dëgjonte këngët e tyre. Në kohën e shkrimit, Kiedis po përpiqej të dilte me tekste për këngët, kështu dhe këndonte scat, vokale (pa tekst). Kur u bë një draft përfundimtar i albumit dhe vajza e Fleas dëgjoi versionin përfundimtar, ajo ishte e zhgënjyer që skat ishte hequr.

Pra, në versionin përfundimtar të këngës në korin e fundit, u përdor vokali origjinal. “Parallel Universe” (Universi Paralel) u publikua si një single dhe struktura e tij është ndërtuar nga arpezh i shpejtë i basit dhe një melodi vokale e ngadaltë, duke e bërë atë të tingëllojë pak e zbrazët deri sa të hyjë kitara deri në kreshendo me fund të egër nga Frusciante.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Red Hot Chili Peppers – Scar Tissue [Official Music Video]

Edhe pse është një nga këngët më të zhurmshme të albumit për sa i përket shtrembërimit, ai nuk përmban asnjë nga linjat e basit të orientuar drejt funk-ut të, për të cilat ata ishin njohur kryesisht në të kaluarën. Vokali i Anthony Kiedis është i nënshtruar gjatë vargjeve, duke reflektuar një qasje të baladës melodike, ndërsa ngjashëm kënga trajton në mënyrë lirike tema më të errëta, më introspektive sesa ato për të cilat grupi përgjithësisht kishte një reputacion.

Kënga është gjithashtu e dukshme për mungesën e vokaleve mbështetëse, të cilat janë pothuajse në çdo këngë tjetër në “Californication.” Funk/rap/pop melodik i “Scar Tissue” vijon si një këngë e theksuar nga ndërhyrjet e ngadalta të kitarës. “Scar Tissue” konsiderohet të jetë përfaqësues i tingullit të ri, më melodik rock, me të cilin grupi eksperimentoi në “Californication” (në kontrast me psikedelikun në albumet e mëparshëm “One Hot Minute” dhe funk-un e thatë të “Blood Sugar Sex Magik”.

Kënga shquhet për rifin e saj të këndshëm të kitarës si dhe për solo të slide kitarës. Guitar World e vendosi solon e kitarës në vendin e 63-të në listën e saj të “100 solove më të mira të kitarës”.

“Scar Tissue” fitoi një çmim Grammy për këngën më të mirë Rock në 2000. Në 2004, vokalisti kryesor Anthony Kiedis publikoi një autobiografi të titulluar sipas këngës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Otherside”  është rock/pop më i drejtpërdrejtë në album, megjithëse i bën homazh të madh grunge rock-ut të fillimit të viteve nëntëdhjetë.

Red Hot Chili Peppers – Otherside [Official Music Video]

Me kitara të mprehta, shpuese, një riff me bas dhe një rrahje të qëndrueshme të baterive, kjo këngë për betejat me të cilat përballen të varurit nga heroina ishte një tjetër hit i madh nga albumi, duke zënë vendin e 14-të në Billboard Hot 100 në SHBA, dhe numri një në tabelën e këngëve alternative

në Billboard.

Kënga mbeti në vendin e parë në këtë tabelë për 13 javë rresht. “Otherside” i referohet ish-anëtarit dhe njërit nga themeluesit të grupit, kitaristit Hillel Slovak, i cili vdiq nga mbidozë e heroines në 1988. Më pas vjen repi i paturpshëm i “Get on Top” , i cili mund të jetë argëtues në një mjedis live, e këtu pak sa shtrembërohet nga pjesa tjetër e albumit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në këngën titullare, Frusciante përdor me mjeshtëri dy akorde për të shoqëruar vokalin e shkëlqyer të Kiedis. Një pushim vjen në performimin e korit, i ndjekur më vonë nga një vijë e lezetshme, e lehtë me kitarë, thuaj se për një himn në përgjithësi rreth anës së errët të Hollivudit dhe industrisë së filmit.

“Easily” vijon si një këngë e mirë, solide rock me kitara të shtresuara, ndërsa “Porcelain është një baladë psikodelike jashtëzakonisht e ngadaltë si nga fundi i viteve gjashtëdhjetë. “Emit Remmus” i ngarkuar me reagime (“ora e verës” e shkruar mbrapsht, Sumer time) klith nëpër hyrje dhe vargje mbi ritmin e thjeshtë të basit dhe baterive.

Pjesa e fundit e albumit degëzohet në një territor muzikor më të larmishëm. “I Like Dirt” kalon nga funk-u rudimentar në një brazdë të shpejtë, “This Velvet Glove” është akustike me shtresa sipër për një atmosferë të ndryshme muzikore dhe “Savior” pothuajse mund të konsiderohet një këngë hard rock me ritme të forta dhe depërtuese. “Purple Stain”  është një fjalë e rëndë, që këndon funk/rap, me një jam sesion, ndërsa “Right on Time” alternon çuditërisht një funks të stilit punk me pak disko. E gjithë kjo çon në “Road Trippin”, një folk akustik me harmoni të pasura dhe orkestrime të mbidubluara, duke trajtuar një herë të fundit anën e errët dhe të ndyrë të Hollivudit dhe kulturës së tij, përmes një udhëtimi të miqve që ishin përmalluar për njëri tjetrin.

Këngët e albumit në çdo dëgjim tingëllojnë të njohura dhe janë pikërisht ato që përfaqësonin Red Hot Chili Peppers. Kjo qasje e ripërtërirë u shkaktua nga një ndryshim i thjeshtë në dinamikën e grupit. Për herë të parë në historinë e grupit, pjesa kryesore Anthony Kiedis në vokale dhe John Frusciante në kitarë fillojnë me të vërtetë të tejkalojë seksionin e ritmit, Mikey Flea në bas dhe Chad Smith në bateri. Për shkak të ndryshimit masiv që ai pësoi në jetën e tij, pra largimi nga grupi për disa vite dhe shërimi nga varshmëria e drogës, luajtja e Frusciante ishte bërë shumë më optimiste, pasi ai vendos një linjë të shkëlqyer melodike dhe solot fenomenale rreshtohen njëra pas tjetrës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, sado domethënëse të ketë qenë qasja e tij e re, nuk është e vetmja gjë që përcakton “Californication”. Kiedis dhe Frusciante vazhdojnë të dominojnë shumicën e pistave. Prerje të tilla si në “Easily”, “Porcelain” dhe “This Velvet Glove” udhëhiqen pothuajse vetëm nga meloditë vokale të Kiedis dhe kitara e Frusciante, dhe këngët me pjesë më të përafërta, si “Emit Remmus”, i japin pak kohë Flea dhe Smith për të treguar aftësitë e tyre në seksionin e ritmit.

Anthony Kiedis kurë më parë nuk ishte në gjendje të këndonte vokal të pastër me kaq shprehje emocionale dhe pothuajse ëmbëlsi? (duhet pranuar, ai mbështetet rregullisht me vokale fenomenale përcjellëse nga Frusciante). Refrenet e tre këngëve hit, Scar Tissue (‘Me zogjtë do të ndaj/ këtë pamje të vetmuar’), ose nga Otherside (Sa gjatë, për sa kohë do të rrëshqas/ e veçoj anën, unë nuk/ nuk besoj se është e keqe) dhe titulli (‘Dream of Californication/Dream of Californication’) njihen menjëherë, edhe nëse tekstet e Kiedis janë abstrakte pothuajse me dhimbje në këtë album me siguri pas një dëgjimi të përkushtuar mbeten në kokën e dëgjuesit për një kohë shumë të gjatë.

Materiali për “Californication” u shkrua në verën e vitit 1998, me Frusciante, kitarat dhe Anthony Kiedis vokalet dhe tekstet, duke krijuar drejtimin në formulim respektivisht riff për kitarë dhe përmbajtjen lirike. Më pas, aspektet ritmike të albumit u krijuan nga Flea dhe Chad Smith përpara se grupi të hynte në studio dhe të regjistrohej me producentin Rick Rubin gjatë dimrit të 1998-99.

Megjithëse Rubin kishte prodhuar dy albumet e mëparshme në studio të grupit, ai nuk ishte zgjedhja e tyre e parë pasi ata fillimisht kishin kërkuar David Bowie si producent, por pa sukses.“Californication” është albumi më i suksesshëm komercial i Red Hot Chili Peppers ndërkombëtarisht, me më shumë se 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Që nga publikimi i tij, disa gazetarë ia kanë atribuuar “Californication” rivitalizimin e imazhit dhe rëndësisë së Red Hot Chili Peppers. Gjatë periudhës tetëvjeçare midis albumit të parë të grupit të dekadës “Blood Sugar Sex Magik”– që i bëri ata me famë botërore dhe “Californication”, publikimi i vetëm i Red Hot Chili Peppers ishte “One Hot Minute”, i cili u pa nga fansat dhe kritikët si një dështim. Për më tepër, rritja e internetit dhe platformave të transmetimit të muzikës në internet si Napster u dha konsumatorëve më shumë mundësi për të dëgjuar, që do të thoshte se grupet e themeluara si Red Hot Chili Peppers nuk kishin më ndjekës të integruar.

Red Hot Chilli Pepers kishte ekzistuar që nga fillimi i viteve ’80, por tani ata po i afroheshin anës tjetër të një dekadë dhe shekulli tjetër, me këtë album ata u pozicionuan mirë edhe në shekullin që vinte.

Kur u publikua “Californication”, disa dëgjues u ankuan për ngjeshje dhe shtrembërim të tepruar të audios shkaku i teknikës digjitale. Kjo kritikë vazhdoi gjatë gjithë viteve 2000, dhe disa gazetarë cituan “Californication” si një shembull të një albumi të prekur nga lufta e zhurmës, një prirje në të cilën nivelet e audios rriten në kurriz të besnikërisë së audios. Ka pas edhe peticione në internet që Warner Bros të ripërpunojë albumet e Red Hot Chili Peppers pa kompresim të tepruar dhe shtrembërim.

Në vitin 2003, Rolling Stone publikoi listën e tyre të 500 albumeve më të mëdhenj të të gjitha kohërave me renditjen e Californication në 399. Ai ra në 401 në listën e rishikuar të vitit 2012, por u ngjit në 286 në listat e rishikuara të 2020 dhe 2024. Në vitin 2015, stafi i Ultimate Classic Rock e quajti “Californication” një nga albumet më të mira rock të viteve 1990. Albumi u përfshi gjithashtu në edicionin 2018 të librit të Robert Dimery “1001 Albums You Must Hear Before You Die” (1001 albumet që duhet ti dëgjoni para se të vdisni)./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:CalifornicationHollywoodKaliforniamuzikepeopleRed Hot Chilli PeppersrocktopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Përparësitë e punës nga shtëpia
Artikulli i ardhshëm BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

58 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?