Juristja më e famshme në botë është një nga femrat e veshura më mirë dhe me stil. Zeshkanja bukuroshe ka një gardërobë mbresëlënëse, nga pjesët elegante të biznesit, përmes kombinimeve elegante të ditës e deri te edicionet e bujshme të mbrëmjes, në të cilat shkëlqen në mënyrën e një diva të epokës së artë të Hollivudit.
Amal Clooney me bashkëshortin e saj të famshëm George Clooney është shfaqur në festën e 50-vjetorit të shoqes së saj Charlotte Tilbury, grimeres së famshme dhe pronare të markës së grimit me të njëjtin emër. Për kët rastë, ajo shkëlqeu fjalë për fjalë me një fustan ‘metalik’ të argjendtë, të dizajnuar nga shtëpia e modës Paco Rabanne, shkruan Katror.info.
Bëhet fjalë për një model zinxhir të njohur të markës së famshme, që i rrinte si dorezë bukuroshes. Ajo njihet për dashurinë e saj për fustanet zakonisht në ngjyrë argjendi apo ari, me prerje të thjeshtë dhe gjatësi mini.
Amal e rrumbullakosi stilin efektiv me një grim të shkëlqyer dhe një model flokësh, të cilin e bëri Giannetos. Një model flokësh voluminoz me ndarje anash, i stiluar me valë sirenë që theksonte ngjyrën e saj kafe çokollatë e plotësuar me fije babylight në nuancë më të çelur./Katror.info