Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar organizoi sonte shfaqjen e dokumentarit “Return to Kosovo”, një rrëfim thellësisht prekës mbi realitetin e hidhur të luftës në Kosovë, me fokus në masakrën e familjes Deliu nga Abria e Epërme dhe në të mbijetuarin e saj, Besnik Deliu, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja mblodhi një numër të madh të anëtarëve të diasporës shqiptare, si dhe mysafirë të ftuar, të cilët pas përfundimit të shfaqjes patën mundësinë të bashkëbisedojnë me autorët e dokumentarit: gazetarët britanikë Julius Strauss dhe Vaughan Smith, si dhe me Leman Kamberi Muriqi, producente ekzekutive dhe përkthyese gjatë luftës në Kosovë.
Në emër të Ambasadës së Kosovës, diplomatja Valmira Thaçi Musa falënderoi organizatorët për këtë projekt të rëndësishëm dhe të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në nderim të një historie që dëshmon për qëndresën, dhimbjen dhe të vërtetën e popullit të Kosovës.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në informimin e opinionit ndërkombëtar gjatë luftës së fundit në Kosovë, në shkurt të këtij viti, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dekoruar Julius Strauss dhe Vaughan Smith me Medaljen Presidenciale të Meritave. /Katror.info
Përgatiti:
