Ambasadori britanik në Kosovë ka inkurajuar qytetarët të përdorin të drejtën e tyre të votës, duke njoftuar se kanë mbetur vetëm 90 minuta deri në mbylljen e procesit të votimit.
Ai shprehu kënaqësinë e tij për punën e bërë nga ekipi Electionswatch në Novo Brdo dhe Gjilan, ku pa një pjesëmarrje të madhe nga qytetarë të komuniteteve të ndryshme që po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Kanë mbetur vetëm 90 minuta për të përdorur të drejtën për të dalë dhe votuar! Ka qenë një kënaqësi të jem me ekipin #Electionswatch në Novo Brdo dhe Gjilan, duke parë shumë njerëz nga komunitete të ndryshme që po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, ka shkruar ai në rrjete sociale. /Katror.info
Përgatiti:
