katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    10 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    11 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    11 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    11 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    12 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    12 hours ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    13 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    15 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    1 day ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    6 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Amina Kaja – “Heroina e harmonisë” që ndërton ura mes komuniteteve
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Amina Kaja – “Heroina e harmonisë” që ndërton ura mes komuniteteve

Last updated: 24/02/2025 7:57 PM
184 Shikime
Shpërndaje
Amina Kaja | Foto: Katror Media

Është 23 vjeçare, por me 10 vite angazhim në punë vullnetare, avokim dhe aktivizëm të pandalshëm qytetar. Amina Kaja nga Prishtina, sfidon kufijtë e përkatësisë dhe përfshirjes në Kosovë. 

E shpërblyer me çmimin “Heroina e Harmonisë” për angazhimin e saj në komunitet, avokim dhe ndërtim të paqes nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO, Amina mishëron vlerat e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Dhe këtë e bën, meqë rritur në një familje të përzier, boshnjake dhe turke, e ka kuptuar se vetëm me tolerancë gjithëpërfshirja është e arritshme. 

Mundesh me e lexu edhe…

“Po unë vetë jam minoritet edhe prej kësaj rrjedhë ndoshta ajo më personalja që e kam. Flasim boshnjakisht në shtëpi, kështu që është një diskonekt i madh. Pse mos me kesh me folë në shoqëri një gjuhë që është më e afërt për mua, është gjuhë amtare”, shprehet Amina.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Amina nisi të ngre zërin, kur u angazhua si Ambasadore e Re Evropiane. Në këtë rol ajo inkurajoi të rinjtë dhe grupet minoritare të jenë aktivë në komunitet, të kërkojnë më shumë hapësira dhe të mos heqin dorë nga identiteti i tyre. Këtë ajo e bën duke marrë pjesë në dhjetëra projekte që lidhen me edukimin, ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e të rinjve, veçanërisht nga komunitetet jo-shumicë.

“Projekti quhet ‘’Up to Youth’’ që do të thotë po ja lëmë rinisë në dorë ndryshimin. Edhe për mua ka qenë shumë e rëndësishme që ne si rini, prej moshës diku 15 – 16 vjet deri mbi 20 me e pa direkt se si është jeta e komuniteteve të margjinalizume dhe të atyre në  zonave rurale që janë në Kosovë. Po edhe njëkohësisht ka qenë shumë shokuese me e pa që çfarë dallimi është në Prishtinë edhe me një vend që ndoshta është një orë as aq larg me veturë”, thekson ajo.

Foto: Katror Media

Amina tregon për impaktin në praktikë të projektit në fjalë.

“Mos të harroj që kemi pasë edhe grante të vogla për biznese të ndryshme edhe e kam një shoqe, është Azizja, që e kam taku gjatë projektit, e cila në vendin e vet, e ka hapë një shitore, ku i krijon vetë ëmbëlsirat dhe i shet vetë. Tashmë qe disa vjet është duke punu me sukses, kështu që kjo është një prej historieve të suksesit ma të mira ndoshta që kanë dalë prej projektit dhe që të bënë me humbi krenare për punën që e kemi bërë”, thotë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, Amina thotë se gjuha mbetet një barrierë e madhe në aktivitete dhe trajnime, pasi thotë se shpesh nuk merren parasysh minoritetet dhe nevoja e tyre për përfshirje gjuhësore, duke u pritur që ata t’i përshtaten shumicës. 

‘’Gjuha është një barrierë shumë e madhe, fatkeqësisht vazhdimisht veç flitet shqip-shqip nëpër trajnime të ndryshme, nëpër punëtori të ndryshme, edhe kur po ka minoritete njerëz nuk po kujdesin që me fol në anglisht ose pak me iu ndihmu atyre me kuptu presin që gjithmonë minoriteti me iu përshtat”, shton tutje ajo.

Amina Kaja | Foto: Katror Media

Ajo thotë se aktivizmi duhet të jetë më gjithëpërfshirës, me një qasje më të hapur, që të mundësojë pjesëmarrjen e atyre që nuk kanë pasur mundësi të angazhohen që nga fillimi, duke e bërë më të lehtë kuptimin dhe pjesëmarrjen për të gjithë.

“Zhargoni që përdoret duhet me qenë pak më i thjeshtë. Nënkuptohet, jo të gjithë e dinë, jo të gjithë janë të njohur dhe jo të gjithë kanë energji në fund të ditës me ulë, me analizu çfarë ke dasht ti me thonë. Kështu që duhet me kanë ma i qasshëm personi, se aktivizohet me qenë ma i hapur, ma mikpritës, ma pozitiv. Nënkuptohet, jo çdo situatë e lejon këtë pozitivitet, po kur mundemi thjesht me u mundu për sa më shumë njerëz në rrethin tonë, se është lehtë veç me fokusu në ndonjë protestë. Puna me komunitet duhet me i lidhë shumë njerëz tjerë me ty dhe jo me punu veç me atë rrethin e aktivistëve që i ke”, shprehet Amina.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Studentja e mjekësisë, i jep meritën për aktivizmin e saj dhe të qenët vullnetare rrjetit të ambasadorëve të rinj. 

“E kemi kriju një shoqëri aq të madhe me ambasadorët e rinj, jo vetëm të Kosovës, por edhe të shteteve tjera, saqë më ka tregu që realisht pa punu me komunitetin edhe me njerëz përreth, edhe pa bashkëpunu me persona prej prapavijave të ndryshme, nuk mundet me u bë i njëjti ndryshim. Magjinë e kam parë këtu me rrjetin e ambasadorëve, se kemi ambasadorë prej Shqipërisë prej Serbisë, prej Bosnjës, Maqedonisë, kështu që aty e kam pa që edhe ai dallimi në gjuhë që e kemi, në kultura, fraza dhe terminologji që i përdorim, është shumë i ëmbël edhe pikërisht janë këto ndryshime që e sjellin një ndryshim pozitiv dhe një transformim më të plotë në komunitet”, thotë ajo.

Amina, si e vogël e donte poezinë, dhe kur u rrit e transformoi në një platformë aktivizmi, duke shkruar për temat me ndikim për të ngjallur ndërgjegjësim rreth dukurive që kërkojnë vëmendjen e shoqërisë. Këtë formë ajo e sheh si një mënyrë tjetër autentike të shfaqjes së vetes dhe një mënyrë unike për të avokuar.

Foto: Katror Media

“Më ka ndihmu shumë që do tema të reja me i hap me popullin, që ndoshta pa edhe në perspektivë të cilët nuk e presin. Më shkruajt, ashtu në perspektivë të grave që janë të vrame prej burrave, për fëmijët romë që e kanë punën nëpër rrugë tërë ditën, e kështu me radhë dhe kështu që kam shumë tema që mundohem me jap një perspektivë të re te këta persona, që kur e dëgjojnë edhe performancën me shumë emocion ata me thanë ‘oh nuk e paskan mendu kështu dhe shumë mirë që dikush po ma tregon edhe në një mënyrë të vrullshme që po më jep aq shumë emocione’’, shton tutje ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Puna vullnetare e Aminës, i tejkalon aspektin e fokusit tek etnitë, duke e transformuar energjinë e saj, aty ku ka nevojë. Ajo përmend një lojë basketbolli të personave me aftësi të kufizuar, në kuadër të fushatës së Këshillit të Evropës, “Blloko urrejtjen dhe shpërndaj dashurinë”, që i ka dhënë motiv për të ngritur zërin për gjithëpërfshirje. 

“Më kanë dhënë shpresa që mundet, nëse punohet me njerëz të ndryshëm që kanë nevojat e ndryshme, që janë prej komuniteteve të ndryshme, që edhe ata nënkuptohet munden me arritë shumë, është veç puna e fokusimit të energjisë dhe të kohës tek ata persona edhe kanë qenë shumë pozitivë, shumë me shpresa.”

Sipas Aminës, aktivizmi qytetar nuk është vetëm një betejë për të drejtat e një grupi të caktuar, por një angazhim i vazhdueshëm për një shoqëri ku secili individ ndihet i përfshirë. Në një Kosovë që ende përballet me sfida në integrimin e plotë të komuniteteve të ndryshme, Amina është shembulli i një gjenerate që nuk e pranon ndarjen si realitet, por si një problem që duhet tejkaluar. 

“Sa i përket punës, për mua është e rëndësishme, edhe nëse nuk është një aktivitet që lidhet domosdoshmërish me minoritetin, atë frymën e minoriteteve me e sjellë që me folë, ndoshta jo në emër të tyre, po sa je aty me folë për ta, me përmend pabarazitë që e kanë…  me mendu për telashet e tyre, kështu që duhet së paku me i ngu ata që po folin për ato telashe sidomos edhe duhet me votu për politikanë që mendojnë për minoritetet”, përfundon ajo.

Me angazhimin e saj, Amina dëshmon se komunitet jo shumicë nuk janë pjesë pasive e shoqërisë kosovare, por duhet parë si një forcë ndryshimi./Katror.info

Edicionin #75 të plotë e gjeni këtu!🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aktivizmiaktivizmi qytetaramina kajakomunitetet joshumiceLajme te mirate drejtattopTophomevullnetarizmi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sporti që lartësoi flamurin e Kosovës pak ditë pas shpalljes së pavarësisë
Artikulli i ardhshëm Apple do që iPhone 16e të jetë një sukses – Ja pse mund ta arrijë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani

14 Shikime
Lajme të mira

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP

14 Shikime
Lajme të mira

FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?