Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vazhduar me lojën e tij të mirë në Napoli. Ai ka shënuar në minutën e 77-të gol, për të thelluar fitoren e skuadrës së tij kundër Atalantas.
Të shtunën në ndeshje ai realizoi gol me kokë pas harkimit të Elif Elmasit nga rivënia këndore.
Për Rrahmanin ky është goli i dytë në fanellën e Napolit këtë edicion. Me këtë fitore, skuadra e Amir Rrahmanit i largohet për 18 pikë ndjekësit të parë, edhe pse kanë mbetur 12 ndeshje deri në fund të sezonës.
“Djemtë bënë një punë të shkëlqyer. Ishte kënaqësi të luaja sot, veçanërisht kundër një ekipi si Atalanta. Tri pikët i morëm jo aq lehtë. Po kalojmë një sezon të mrekullueshëm dhe këtë e ndjen edhe mbështetja e furishme e tifozëve. A flasim për Scudetton? Po, po flasim brenda ekipit, nuk do ta mohoj”, tha Amir Rrahmani për calcionapoli1926.it.
Golin mund ta ndiqni në këtë vegël.