Spanja e ka siguruar finalen e madhe të Evropianit për femra që po mbahet në Zvicër.
Spanjollet mundën Gjermaninë, me rezultat 1-0, pas lojës shtesë pasi që koha e rregullt u mbyll pa gola.
Ndonëse në këtë sfidë interesante u shënua vetëm një gol dhe atë në lojën shtesë, megjithatë, të dy kombëtaret krijuan disa raste të mira, megjithatë, goli që vendosi epilogun e këtij dueli erdhi në minutën e 113-të nga Bonmati.
Spanja në finale do të përballet me Anglinë, e cila të martën eliminoi Italinë./RTK/Katror.info