Ish-Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock merr sot (9 shtator) zyrtarisht detyrën si Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në këtë pozicion, ajo pason paraardhësin e saj, Philemon Yang, ish-Kryeministrin e Kamerunit, në hapjen e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork.
Baerbock u zgjodh në këtë pozicion në qershor me një shumicë dërrmuese votash, pavarësisht një fushate ruse që synonte të prishte kandidaturën e saj.
Politikania 44-vjeçare e Partisë së Gjelbër, e cila shërbeu si ministre e jashtme e Gjermanisë deri në maj, është gruaja e pestë që mban postin e presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Pozicioni është kryesisht ceremonial dhe nuk duhet të ngatërrohet me rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Si president, Baerbock do të kryesojë mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme dhe do të ndihmojë në përcaktimin e rendit të ditës dhe rregullave të procedurës për mbledhjet./RTSH/Katror.info.