Si gjithmonë kur bëhet fjalë për Apple, menjëherë pas prezantimit të gjeneratës së fundit të telefonave inteligjentë, në ueb filluan të qarkullojnë thashetheme për modelet e reja që kompania po punon dhe do t’i prezantojë në të ardhmen.
Vitin e ardhshëm presim modele nga seria iPhone 16, por përveç këtyre katër pajisjeve, Apple thuhet se po zhvillon një pajisje tjetër – një model të ri nga seria e saj më e përballueshme SE.
Edhe pse për një periudhë thuhej se Apple mund t’i braktiste plotësisht këta telefona, duket se kompania kanë ndryshuar mendje, ndaj po punojnë për zhvillimin e gjeneratës së katërt të këtij modeli, i cili duhet të sjellë ndryshime të mëdha në krahasim me paraardhësit e tij, shkruan Katror.info.
Gjegjësisht, derisa pajisjet e mëparshme nga kjo seri kishin një dizajn të vjetëruar dhe një ekran më të vogël, SE4 do të bazohet në modelin e vitit të kaluar iPhone 14. Diagonalja e ekranit në këtë model duhet të jetë 6.1 inç.
Do të jetë një ekran OLED, në krye të të cilit duhet të ketë një pjesë me kamerë dhe sensorë për Face ID, i cili më në fund do të zëvendësojë butonin e vjetëruar Touch ID për zhbllokimin e pajisjes.
Ajo që është pothuajse e sigurt është se kjo gjeneratë do të ketë edhe një port USB-C, siç kërkohet nga ligji i ri i BE-së, dhe është interesante të përmendet një opsion i ri që u prezantua me modelet më të fundit të iPhone – butoni Action.
Ky buton zëvendëson butonin e mëparshëm të heshtjes dhe përdoruesit mund ta përdorin atë për funksione të ndryshme si aktivizimi i kamerës, dritat dhe të ngjashme.
Një gjë që Apple nuk duket se po ndryshon nga modelet e mëparshme dhe duhet të jetë një nga ndryshimet më domethënëse midis modeleve më të shtrenjta dhe SE, është kamera e pasme. Ndërsa iPhone 14 ka dy kamera të pasme, dhe iPhone 14 Pro ka tre, modeli SE duhet të ketë vetëm një – me shumë mundësi do të jetë një sensor 48 MP./Katror.info