Vendet e e shumta të punës të hapura në zyrat e Apple në mbarë botën, nga SHBA në Paris e deri në Pekin, tregojnë qartë fokusin dhe planet afatgjata të kompanisë.
Lajmi i publikuar së fundmi se Apple po zhvillon gjithashtu inteligjencën e vet artificiale nuk befasoi askënd.
Inteligjenca artificiale është një teknologji e së ardhmes që është e pashmangshme jo vetëm për shumicën e kompanive, por edhe për punonjësit e kompanive të shumta, të cilët do të duhet të përshtaten me atë trend në mënyrë që të mbeten konkurrues në tregun e punës, shkruan Katror.info..
Financial Times ka publikuar disa informacione të reja për planet e Apple në këtë treg, të cilat vetëm konfirmojnë se edhe Tim Cook e ka të qartë se kompania e tij nuk duhet të mbetet prapa në këtë treg, ku aktualisht kryesojnë OpenAI, Microsoft dhe Google.
Qasja e Apple ndaj inteligjencës artificiale, sipas mediave, duket ndryshe në krahasim me atë që kemi parë deri më tani. Përkatësisht, kompania e Cook mund të fokusohet në pajisjet mobile, pra aplikimin e kësaj teknologjie direkt në pajisjet mobile, jo në ueb.
Kjo mbështetet nga shumë vende pune të hapura për ekspertë të inteligjencës artificiale në zyra të ndryshme të Apple në mbarë botën – nga SHBA në Paris, e deri në Pekin. Kërkesa për talentin e AI, thekson FT, tregon se si kompania po punon në projekte ambicioze afatgjata që do të ndikojnë në të ardhmen e Apple dhe prodhimeve të saj.
Gjithashtu, CEO Tim Cook kohët e fundit komentoi diçka të ngjashme kur tha se AI dhe mësimi i makinerive janë teknologji themelore, që janë integrale për të gjitha produktet që ata zhvillojnë.
Se sa investojnë në inteligjencën artificiale mund të shihet më së miri nga shpenzimet e kërkimit dhe zhvillimit, të cilat në tremujorin e tretë u rritën me më shumë se 3 miliardë dollarë në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe arsyeja është pikërisht inteligjenca artificiale.
Implementimi i kësaj teknologjie direkt në telefona, pa përdorur lidhje interneti, nuk është i lehtë, por duket se është prioriteti i Apple sepse rrit sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve, të dhënat e të cilëve mbeten vetëm në pajisjet e tyre.
Vitet e fundit, Apple i ka vënë shumë theks privatësisë, që është mënyra se si ata duan të diferencohen nga kompanitë si Google dhe Facebook, për të cilat të dhënat e përdoruesve kanë një rëndësi të madhe.
Duke qenë se modelet e tyre të biznesit bazohen kryesisht në reklama, është e qartë se sa të rëndësishme janë për ta të dhënat private të përdoruesve, pra interesat e tyre për vendosjen e reklamave të synuara. /Katror.info