Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës .
”Ky është një sukses i madh për Federatën e Basketbollit e Kosovës dhe Basketbollin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Fetahu është zgjedhur me 39 vota në zgjedhjet që janë mbajtur sot në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës. Fetahu është i pari nga sporti i basketbollit nga rajon që zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës. I pari i basketbollit të Kosovës është edhe anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission). /Katror.info
Përgatiti:
