Ari Sadrija, ndonëse ende tetëvjeçar, pas disa vitesh mund të jetë një emër i madh i futbollit evropian.
Me paraqitjen e tij, ai ka zgjuar interesim të madh tek një gjigand.
Talenti nga Kosova ka marrë ftesë nga Akademia e Barcelonës, për t’u bërë pjesë e saj, e cila zhvilloi aktivitetet e saj për disa ditë tek shteti helvetik.
Aktualisht, tetëvjeçari luan për ekipin zviceran FC Lausen Schwarz.
Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga babai i tij, Blerim Sadrija.
Ari Sadrija, u pajisë edhe me certifikatë nga “blaugranat”.
Ari Sadrija, bashkë me familjen e tij, jeton dhe vepron në Basel të Zvicërës./Katror.info