Arsenali po përgatitet për një transferim të madh në fund të këtij sezoni. “AS” shkruan se Arsenali po synon transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.
Bëhet e ditur se muajin tjetër, Arsenali do t’i nisë kontaktet me Benzeman për ta siguruar transferimin e tij në verë.
Londinezët janë të bindur se Benzema do të mbetet lojtar i lirë në verë, pasi te Real Madridi po hezitojnë t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës për shkak të lëndimeve të shumta që i ka pasur këtë sezon.
Arsenali është i gatshëm t’i ofrojë Benzemas kontratë dyvjeçare vetëm për ta transferuar në Londër.
Sulmuesi 35-vjeçar mungoi në Kupën e Botës “Katari 2022” shkaku i lëndimit, ndërsa këtë sezon për Realin ka shënuar gjashtë gola në 12 paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2009./Katror.info