Vepra të Salvador Dali dhe Giorgio De Chirico janë pjesë e një ekspozite që u hap në Milano të martën, me më shumë se 80 piktura dhe skulptura të rikuperuara nga autoritetet italiane.
Ekspozita, e titulluar SalvArti (Shpëto Artin), është organizuar në Palazzo Reale, disa hapa larg katedrales së Duomos në Milano. Ajo përfshin gjithashtu vepra të artistëve të famshëm si Andy Warhol, Keith Haring dhe Arnaldo Pomodoro, sipas organizatorëve, shkruan The Reuters, përcjell Katror.info.

Koleksioni përfshin artin nga gjysma e parë e shekullit të 20-të deri në fillim të viteve 2000.
Pas një shfaqjeje paraprake në Romë në nëntor, ekspozita do të vazhdojë në Milano deri në fund të janarit. Pas kësaj, do të kalojë në qytetin e Reggio Calabrias.

Vepra do të shpërndahen më pas në disa muze të ndryshëm në të gjithë Italinë. /Katror.info
Përgatiti:
